E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia, as prodhues dhe as transit për drogat

Maqedonia nuk është një prodhues i rëndësishëm dhe as një pikë rajonale e rëndësishme e transitit të lëndëve narkotike. Ky është përfundimi i nxjerrë nga vlerësimi i Maqedonisë në raportin e përvitshëm të Departamentit amerikan të Shtetit. Duke iu referuar këtij raporti, qeveria maqedonase ka realizuar progres në trafikun e lëndëve narkotike. 10 muajt e parë të vitit 2007 janë cilësuar në raport si vite të suksesshme të Maqedonisë në lidhje me parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike. Në raport theksohet edhe rasti i kapjes së 500 kilogramëve kokainë që vinte nga Kosova në Maqedoni, në muajin janar të vitit të kaluar. Autoritetet maqedonase kanë bashkëpunuar gjatë vitit 2007 me misionin e UNMIK-ut në Kosovë. Pra, në diferencë me Shqipërinë, vendi ynë fqinj, Maqedonia, ka një përmirësim dhe një vëmendje më të gjerë se sa Shqipëria në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike. Në raport, Maqedonia nuk është cilësuar as si një vend prodhues i drogës, dhe as si një vend transit për lëndët narkotike. Ndërkohë që vlen të theksohet se Shqipëria, ashtu si vitet e tjera, vazhdon të cilësohet si një vend i rëndësishëm transit i lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›