LZHK kundër paktit PD-PS
Edhe një tjetër parti i shtohet radhës së të vegjëlve për të kundërshtuar bashkëpunimin e fshehtë PD-PS për reformën elektorale. Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është shprehur dje kundër përjashtimit të partive të vogla nga tryeza për reformën dhe ka kërkuar një sistem proporcional kombëtar. Sipas dashamir Shehit, ky pakt i fshehtë mes PD dhe PS po cenon demokracinë në vend. LZHK ka propozuar gjithashtu edhe rritjen e pragut elektoral.