E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: Po, verejtjeve te Topit

Rozeta Rapushi

Pervec opozites dhe republikaneve edhe disa deputete te mazhorances kerkojne permiresimin e ndryshimeve ne ligjin per legalizimin e zonave informale.

Deputeti demokrat, Aleksander Biberaj, njekohesisht anetar ne Komisionin e Ekonomise, tha dje se eshte i nevojshem rishikimi i nismes se qeverise per zonat informale. Sipas Biberaj, Kuvendi duhet te marre parasysh nje me nje verejtjet qe ka bere kreu i shtetit per t'i permiresuar, duke i vleresuar si te rendesishme. Deputeti demokrat sugjeroi permiresim te thelle te ligjit, ne menyre qe te mos kete me perplasje me dispozitat kushtetuese.

Zera brenda selise blu jane pro permiresimit te thelle te ligjit per legalizimin e zonave informale. Ndryshe nga qendrimet e deritanishme sporadike te deputeteve per rishqyrtimin e ligjit, Biberaj kerkoi dje qe Kuvendi te shohe me kujdes te gjitha kritikat qe ka bere Topi. "Verejtjet qe Presidenti ka bere per kthimin ne Kuvend te ligjit jane te rendesishme dhe duhet te merren parasysh. Ne seance plenare duhet te paraqitet nje ligj i modifikuar", theksoi Biberaj. Demokrati e vleresoi si nje veprim normal kthimin e ligjit nga kreu i shtetit, pa e paragjykuar aspak ate. Sipas Biberaj, kjo ndryshe perkthehet si mirefunksionim i sistemit te demokracise ne Shqiperi dhe deshmon pavaresine e institucionit kushtetues te Presidentit. Ajo cka kerkoi kreu i shtetit nga Kuvendi eshte qe nisma ligjore e qeverise te rishikohet edhe nje here, pasi ka dispozita qe bien ndesh jo vetem me Kushtetuten, por edhe me ligje te tjera te vendit. Presidenti Topi vuri ne dukje se nuk percaktohen ne ligj afatet se kur pronaret e ligjshem te tokave, qe u jane zene nga ndertimet pa leje, do te mund te demshperblehen. Po keshtu, kreu i shtetit theksoi se preken dhe kompetencat e qeverisjes vendore, duke ja kaluar nje pjese ALUIZNI-t. Ne nje leter te gjate, Presidenti preku te gjitha shqetesimet mbi ligjin dhe kerkoi nga Kuvendi rishikim me kujdes te tij.

Qendrimet disi te kunderta mes Grupit parlamentar demokrat per ligjin e legalizimeve do te reflektohen ne mbledhjen e radhes se grupit. Sipas Biberajt, ende nuk eshte diskutuar mbi kete ceshtje ne grup. Por, ai vleresoi se verejtjet e Presidentit jane thelbesore e te rendesishme, ndaj duhet te merren parasysh. "Te shihen me kujdes, pasi kane te bejne me ndarjen mes pushtetit qendror dhe atij lokal, nderkohe qe procesi i legalizimeve eshte i lidhur edhe me procesin e kthimit e kompensimit te pronave. Keto jane dy verejtje esenciale, qe mendoj se duhet te merren parasysh nga Kuvendi", tha Biberaj. Nderkohe qe, deputete te tjere ne Grupin demokrat mendojne qe ndryshimi ne nismen ligjore te PD-se per legalizimet duhet te behet vetem per percaktimin e afateve te demshperblimit te pronareve. Pa u zgjatur ne asnje pike tjeter. Keto qendrime te kunderta do te reflektohen qartazi dhe ne mbledhjen e Grupit demokrat. Ligji i kthyer nga Presidenti per disa ndryshime ne legalizimin e zonave informale, do te shqyrtohet ne te gjitha komisionet parlamentare te Kuvendit. Duke nisur nga java e ardhshme, komisioni i Ekonomise, i Ligjeve dhe Veprimtarive Prodhuese do te rinise bindshem debatet mbi kete nisme ligjore. Opozita dhe republikanet kerkojne qe ligji te ndryshoje jo vetem ne favor te pronareve te ligjshem te tokave, por edhe per te ndare si duhet kompetencat e pushtetit lokal dhe ALUIZNI-t. Deputetet socialiste akuzuan se me kete ligj, qeveria i heq te drejten pushtetit lokal per dhenien e titujve te pronesise, duke ja dhene ALUIZNI-t, qe drejtohet nga Shaban Memia. Ndersa ekzekutivi jo vetem qe mohoi nje gje te tille, por argumentoi se ndryshimet jane te domosdoshme, pasi pushteti lokal eshte shume i avashte ne kete proces. Duke permendur ketu se deri me sot nuk eshte dhene asnje tapi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›