PS: Rimbursim gjobave ndaj biznesit
Partia Socialiste i kerkoi qeverise te ktheje sa me pare te biznesi 15% e gjobes se parapaguar ne momentin e apelimit ne sistemin gjyqesor. "Qeveria e mazhoranca te marrin parasysh verejtjet e biznesit ne menyre qe dhe ligji i ri i Procedurave Tatimore te mos perfundoje si ligj antikushtetues, apo te abrogohet nga PS pas zgjedhjeve te 2009", deklaroi dje deputeti socialist, Shpetim Idrizi, gjate nje komunikimi me mediat. Ne emer te Grupit te PS, deputeti Idrizi vleresoi vendimin e Gjykates Kushtetuese, si dhe dha mbeshtetjen e kesaj partie per te gjitha kontestimet e bera nga komuniteti i biznesit ne projektligjin e Procedurave Tatimore. "Ne kete menyre, biznesi duhet te paguante pervec detyrimit tatimor te pretenduar dhe gjoben, megjithese ai akoma nuk kishte nje vendim nga sistemi gjyqesor", vleresoi Idrizi. Sipas tij, ky nen, sa famekeq dhe qesharak, u votua me votat e kesaj mazhorance ne vazhden e vendimeve te tjera antiligjore, qe bien ndesh me parimet e fiskalitetit dhe qe cenojne hapur lirine e tregut dhe te sipermarrjes se lire. "Neni 107 famekeq i gjobave, kishte nje qellim te vetem, te rriste arbitraritetin fiskal te nje administrate totalisht te pafte dhe militante, duke veshtiresuar apo i hequr mundesine biznesit te apelonte kontrollet dhe vleresimet tatimore te kontestuara", u shpreh Idrizi.