E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Referendumi nuk ndalet

Oli Xhilaga

Referendumi do te organizohet me kerkese te votuesve shqiptare. Kjo eshte bindja e lidershipit te Levizjes Socialiste per Integrim, sa i takon organizimit te nje procesi referendar mbi ndryshimet kushtetuese. Por, ne kushtet ku LSI i drejtohet popullit per te mbledhur firmat per referendum popullor, juristet, qofshin keta perfaqesues ose jo politik, hedhin poshte mundesine e zhvillimin e nje procesi te tille. E kjo, pasi specifika per te cilen kerkohet referendumi do te mund te realizohej vetem permes nje kerkese te firmosur nga 28 ligjvenes. Perballe ketij pretendimi, LSI shprehet e bindur se eshte ligji themeltar i shtetit, i cili i jep popullit te drejten per te kerkuar referendum.

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, referuar iniciatives se kesaj partie, vuri ne dukje faktin se "neni 150 i Kushtetutes se Shqiperise sakteson qarte se 50 mije shtetas shqiptare me te drejte vote, kane te drejte te kerkoje referendum". Por, nga ana tjeter, Vasili sqaroi per gazeten dhe nje tjeter moment, i cili lidhej pikerisht me kerkesen e pare te po kesaj partie per zhvillimin e referendumit, ku ajo kerkoi firmat e 28 deputeteve te Kuvendit. "Kerkesa qe beme per 28 parlamentaret shqiptare ishte shansi i fundit per ta, vecanerisht per deputetet socialiste, per te hequr nga vetja vulen e turpit qe moren me 21 prill, dite ne te cilen u votuan ne Kuvend ndryshimet kushtetuese, mbi sistemin politik", vleresoi Vasili gjate fjales se tij. Madje, duke shprehur bindjen e palekundur per t'i shkuar deri ne fund kesaj nisme, Vasili theksoi se "nuk ka asnje sfide, e cila te na ndale, qofte dhe kjo e stisur ne menyre artificiale. Gjithmone ne mbeshtetje te qindra dhe mijera shqiptareve brenda dhe jashte vendit, do te rivendosim sistemin demokratik te republikanizmit te derrmuar ne toke dhe kete nuk mund ta ndale asnjeri dhe as Komisioni Qendror Zgjedhor, te cilin nuk e di se ku ndodhet sipas kushtetutes se Gerdecit". Njekohesisht, sipas tij, ky aksion do te vazhdoje dhe nuk do te ndalet deri kur te vendosen te gjitha normalitetet demokratike, pasi shqiptaret nuk do te pranojne qe te drejtohen nga dy persona",

Nderkohe qe, gjate prononcimit te tij, Vasili komentoi dhe pretendimin e juristeve, te cilet e gjejne te pabazuar nismen e LSI-se, per te kerkuar referendum permes firmave te votuesve shqiptare. Keto persona, sipas tij, po perdoren dhe shperdoren nga drejtuesit politik. "Te gjithe juristet apo pseudokonstitucionalistet, te cilet kane marre persiper te peshtyjne mbi diplomat e tyre per hir te interesave te vogla te servilizmit politik te kryetareve, gje qe po i ben ato te perdoren e te shperdoren, duke zgjedhur qe te bejne avokatin kundra interesit te popullit dhe atdheut, duke mos u ndalur se provuari se gjoja nuk duhet bere referendumi, ato nuk bejne gje tjeter vecse tradhtojne friken e tmerrshme te kryetareve Rama-Berisha nga populli dhe e drejta e tij per te vendosur", vuri ne dukje Vasili, lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu, ndalur ne nismen e LSI-se, Vasili vleresoi se "populli nuk do te lejoje ngritjen e nje republike kryeministrore dhe per me teper te pranoje Berishen qe e pergjaku, si sundimtar". Madje, po ne kete kontekst, sekretari i Pergjithshem i LSI beri me dije se "verdikti i popullit per rrezimin e pucit kushtetues do te filloje me 10 maj ne sheshin "Skenderbej" dhe do te perfundoje ne rivendosjen e kushtetutes demokratike qe vete populli miratoi ne vitin 1998, asnje lloj tjeter".

Kushtetuta

Neni 150

1. Populli, nepermjet 50 mije shtetasve me te drejte vote, ka te drejten e referendumit per shfuqizimin e nje ligji, si dhe t'i kerkoje Presidentit te Republikes zhvillimin e referendumit per ceshtje te nje rendesie te vecante.

2. Kuvendi, me propozimin e jo me pak se nje se pestes se deputeteve ose me propozimin e Keshillit te Ministrave, mund te vendose qe nje ceshtje ose nje projektligj i nje rendesie te vecante te shtrohet ne referendum.

3. Parimet dhe procedurat per zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmeria e tij parashikohen me ligj.

Mendimi i juristeve

Juristet argumentuan se, sipas Kushtetutes, duhen 28 firmat e deputeteve si bashkeshoqeruese te dokumentit, ku kerkohet organizimi i nje referendumi, ne menyre qe te cilesohet si ligjore kjo kerkese. Ne kete rast, ata i referohen pikes 2 te nenit 150 te Kushtetutes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›