E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie Kastrioti, tani rrezikon

Një nga surprizat e javës së 22-të të Superiores ka qenë fitorja e pastër 2-0 e Skënderbeut ndaj Kastriotit, që ka rihapur luftën për rënien nga kategoria. Në takimin e luajtur në Korçë, vendasit thuajse të rënë, kanë bërë maksimumin përballë krutanëve, duke arritur të dominojnë në këtë sfidë prestigji. Në një pjesë të parë pa shumë emocione, Skënderbeu ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 31-të, kur i riu Thana ka dërguar topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonën krutane. Kastrioti u mundua të reagonte, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën vendase, falë edhe mbrojtjes së kujdesshme korçare që spastron çdo rrezik. Në minutën e 70-të vjen edhe goli i dytë për Skënderbeun, me të njëjtin autor, Jozef Thanën, i cili shfrytëzon një gabim të Mustafës për të dërguar topin në rrjetë. Dita negative e Kastriotit vuloset nga Turdiu, i cili dënohet me karton të kuq, duke e detyruar skuadrën të luajë në inferioritet numerik në minutat e fundit. Me këtë disfatë, Kastrioti rrezikon seriozisht rënien, pasi Teuta dhe Besëlidhja janë vetëm 3 pikë larg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›