Lushnje, 15- vjeçarja vetëhelmohet me fostoksinë
LUSHNJE- Një vajzë adoleshente është vetëhelmuar ditën e djeshme në Lushnje pas një sherri banal në familje. Blerina Cekrezi, 15 vjeç nga fshati Çermë-Sektor është vetëhelmuar në një moment depresioni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.30 të ditës së djeshme kur adoleshentja ka pirë helmin vdekjeprurës duke iu fshehur vështrimit të njerëzve të shtëpisë. Sapo ka gëlltitur fostoksinën, adoleshentja nuk është ndjerë mirë dhe menjëherë ka treguar se kishte pirë helmin për t’i dhënë fund jetës. Familjaret, të alarmuar, kanë organizuar nisjen e adoleshentes në spitalin e qytetit për t’i dhënë ndihmën e shpejtë mjekësore. Por mjekët thanë se e vetëhelmuara ka shkuar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se nuk japin asnjë garanci për normalizimin e parametrave jetësorë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkakun e vetëhelmimit. Hetuesit kanë marrë në pyetje familjarë dhe janë njohur konkretisht me shqetësimet që ka pasur Blerina para se të merrte vendimin fatal të vetë helmimit. Vajza 15- vjeç tashmë ndodhet në spitalin e Lushnjes duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.