E Diel, 1 Nëntor 2026

Analizat ne periudhen me te madhe te privati

Kitet, nje lloj pajisjeje qe mundeson kryerjen e analizes se fernentines ne periudhen me te madhe ka munguar gjate ketij vitit ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Nderkohe qe pacientet, femijet talsemike, kane qene te detyruar qe keto sherbime t'i kryejne tek privati, kundrejt nje shume prej 1200 lekesh, nderkohe qe ne QSUT- per kete grup pacientesh ajo kryhet falas. Nje analize e tille, qe tregon masen e hekurit ne gjakun e femijeve talasemike para marrjes se exjades. "Ky problem ka qene shqetesues per nje kohe te gjate ne kete vit. Nderkohe qe drejtues te spitalit justifikohen me berjen e tendereve. Keta zoterinjte, a mbajne pergjegjesi per keto probleme, sepse leket i paguajne prinderit dhe jo personeli i tendereve. Te gjithe e dine qe vetem xhepi i prinderve i paguan", eshte shprehur kryetari i shoqates, Musa Zeneli. Prinderit kane frike ta pranojne nje gje te tille, edhe pse xhepat e tyre rendohen cdo muaj. Per rreth 500 talasemike ne vend, kjo shume arrin ne 4 milione leke ne muaj, vec mungeses se herepashershme te furnizimit me gjak. "Vec problemeve te gjakut, qe kane qene shume shqetesuese kete vit, dhjetera femije kthehen ne shtepi, mjeket i thone beni analizen tek privati dhe pastaj te merrni receten e exjades", ka pohuar Zenelaj. Sipas tij, i vetmi lehtesim qe i eshte bere ketij grupi pacientesh ka qene futja e exjades ne rimbursim per keta femije, qe detyrohen te marrin gjak njehere ne 21 dite per te qendruar ne jete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›