2007, ja interesat e letrave te borxhit
Per te gjithe ata qe kane zgjedhur te investojne kursimet e tyre ne bonot e thesarit, fitimet do te jene me te larta gjate ketij viti. Kosto e huamarrjes se qeverise gjate ketij viti pritet te rritet, per shkak te interesave me te larta qe do te ofrohen ne huamarrjen e brendshme. Ne Strategjine per Administrimin e Borxhit deri ne vitin 2009 eshte parashikuar ecuria e normave te interesit ne instrumentet e huamarrjes. Ekspertet e Financave parashikojne nje rritje te lehte te normave te interesit te bonove te thesarit dhe te obligacioneve. Kjo per shkak te rritjes se kostos se parase ne fund gjate ketij viti me 1 per qind, e cila eshte transmetuar tashme ne nje rritje te pergjithshme te normave te interesit per letrat e borxhit qeveritar, depozitat dhe kredite ne leke ne sistemin bankar.
Nga ana tjeter, interesi i letrave me vlere te qeverise ka arritur vleren me te larte gjate muajit janar, qe nga zgjedhjet parlamentare te korrikut 2005. Per bonot me maturim 12-mujor, interesi ka arritur ne 8.3 per qind nga 7.7 qe ishte gjate muajit dhjetor 2006, kur kerkesa e qeverise per borxh te brendshem ishte ne pikun e saj. Burimet ne Banken e Shqiperise e shpjegojne kete rritje te normes se interesit ne bono me shtrengimin e politikes monetare te BSH, e cila si rregull transmetohet menjehere ne bonot e thesarit. Gjate muajit nentor, Banka e Shqiperise rriti normen e baze te interesit te lekut me 0.25, duke e cuar ate ne 6.25 per qind nga 6 qe ishte me pare. Shtrenjtimi i lekut me qellim frenimin e rritjes se inflacionit dhe kreditimit nga bankat e nivelit te dyte, u transmetua menjehere ne rritjen e interesave te bonove te thesarit, depozitave ne leke dhe kredive ne leke ne bankat e nivelit te dyte.
Interesat e bonove te thesarit
Bono thesari 3-mujore 6.27%
Bono thesari 6-mujore 7.55%
Bono thesari 12-mujore 8.30
Interesat e obligacioneve
Obligacione 2-vjecare 8.35%
Obligacione 3-vjecare 8.95
Obligacione 5-vjecare 9.62%
Obligacione 7-vjecare
Borxhi, si perfaqesohet
Borxhi publik ne Republiken e Shqiperise perfaqesohet nga borxhi i Qeverisjes Qendrore, pasi per momentin pushteti lokal nuk zoteron ende te drejten per te emetuar letra me vlere te borxhit publik. Borxhi i qeverise qendrore eshte i perbere nga borxhi me instrumente financiare (bono dhe obligacione), si dhe nga borxhi i kontraktuar, i perbere nga kredite e ndryshme, te marra ose te garantuara nga Shteti Shqiptar me interesa koncesionale dhe tregtare. Stoku i borxhit publik ne fund te vitit 2006 ka qene 54.97 % i PBB. Ne fund te vitit 2007 parashikohet qe ky stok te arrije ne 53.61% te PBB, i ndare ne borxhin me instrumente financiare per nje total te 37.70% te PBB, nderkohe qe ai i kontraktuar parashikohet te jete 15.91 % i PBB.