E Diel, 1 Nëntor 2026

Talasemiket, nje dhomez per mposhtjen e semundjes

Sonila Isaku
Jetevazhdimesia e tyre eshte ne nje dhome vetem 20 metra katrore. Aty duhet te marrin lengun e jetes, gjakun per te mposhtur semundjen e rende te talasemise. Aty duhet te mblidhen rreth nje tavoline dhe te bisedojne per problemet qe hasin per te gjetur sasine e gjakut, qe u duhet nje here ne 20 dite. E nese per punonjesit spitalore duket si nje dite takimi mes te rinjsh, per vete ata eshte nje dite stresi. Te gjithe duhet te kryejne nevojat e tyre personale para se te futen ne "dhomezen e jetes". Dhe kjo sepse qendrojne te "lidhur pas njeri-tjetrit" me nje mbajtes serumi, i cili kete radhe nuk mban leng me vitamina dhe ushqyes, por mban gjakun, lengun e jetes. Ndonese ambientet ku ata kryejne transfuzionin e gjakut i jane nenshtruar rikonstruksionit, perseri kushtet mbeten te veshtira per vete faktin se jane vetem 20 metra katrore per dhjete paciente te vegjel.
Asnje prej tyre nuk mund ta kaloje neper mendje, se gjaku duhet te merret shtrire, me nje mjek apo infermier tek koka. Shtrati i tyre eshte nje karrige prek kaucuku, kurse infermieret jane dy ose tre qe kujdesen per nje grup femijesh, te cilet vuajne nga semundja e lindur. Te vetmit qe kujdesen gjithe kohen, qe ata te qendrojne ne spital, jane prinderit e tyre. Per ta stresi eshte dhe nje here me i madh se i femijeve. Jane prinderit ata te cilet duhet te gjejne gjakun nje jave para se femija te shfaqe problemet shendetesore. Jane po ata qe duhet te perballojne shpenzimet ekonomike, mjeket dhe personelin shendetesor, por edhe me transportin e rrobave, ushqimit e te shume sendeve te tjera te nevojshme.
E ndersa shikojne se si gjaku penetron permes tubave dhe ageve ne damaret e tyre, nje tjeter fakt i mundon. Mundesia e marrjes se ndonje infeksioni te rende, i cili nuk mund te sherohet. Edhe debati i tyre perqendrohet ne ato qe degjojne apo lexojne ne shtyp. E ndersa nuk duan ta pranojne se gjaku qe ata po marrin mbart nje rrezik shume te madh per ta. Kurse ata te cilet kane qene fatkeqe dhe i kane marre keto viruse tregojne per historine e tyre. Tregojne per momentet, kur kane dyshuar se jane infektuar dhe per ato momente kur e kane vertetuar kete fakt. E ndersa bisedat e tyre vazhdojne te ndryshojne teme, sa here qe takohen per te bere transfuzionin e gjakut, ajo qe mbetet e njejte eshte menyra dhe situata e veshtire qe e marrin ate, lengun e jetes.
Mungon aparatura e ngrohjes se gjakut
Per te marre gjakun, ai duhet te kete te njejten temperature me ate te trupit. Keshtu, ky gjak duhet te jete te pakten 36 grade. E ndersa femijet talasemike ne te gjithe boten nuk vuajne per ta marre kete gjak ne temperaturen e duhur, ne vendin tone duhet qe prinderit ta ngrohin ate ne gjirin e tyre. Duke pritur radhen e transfuzionit te gjakut, njeri nga prinderit qe shoqeron femijen duhet te kujdeset edhe per kete detaj. Duke mbajtur qesen e gjakut ne kontakt te drejtperdrejte me trupin e tyre, per te arritur nje temperature te pakten deri ne 35 apo edhe pak me shume. E ndersa per periudhen e veres ky problem nuk eshte edhe shume i madh, pasi pas daljes nga kushtet ku ky gjak ruhet, ngrohet lehtesisht, ne dimer duhet shume kohe.
Veshtiresi per gjetjen e gjakut
Sigurimi i sasise se gjakut, si per prinderit, ashtu edhe per vete femijet talasemike, ka qene nje sfide. Per te marre 400 ml/gram gjak u duhet qe te sorollaten me jave te tera dyerve te institucioneve shendetesore. Por shpeshhere u ka ndodhur, qe te shkojne ne shtepi vetem me gjysmen e sasise se gjakut te kerkuar, pasi e kane ndare me shokun, i cili prej nje kohe te gjate nuk ka mundur ta siguroje ate. Ndersa menyra me e lehte eshte ajo e pageses, ku nje punonjes i spitalit mund ta siguroje ate kundrejt nje pagese, e cila ne te shumten e rasteve eshte 5 mije leke. Por kete mund ta sigurojne vetem ata qe kane mundesite ekonomike, kurse te tjeret duhet te presin qe dikush te dhuroje gjak per ta. Ata vetem shpresojne, sepse e dine shume mire qe ndergjegjesimi i shqiptareve per te dhuruar gjak eshte i paket.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›