Vrane shqiptarin, hetim policeve ne Kremona
KREMONA - Dy karabinieret qe qelluan mbi nje shqiptar dhe nje maroken ne qytetin e Kremonas, ne Itali, jane vene nen hetim nga koleget e tyre, pasi jane te dyshuar se kane kaluar caqet e vetembrojtjes me vrasjen e dy personave. Kryeprokurori i ketij qyteti, Benito Melkhionna, i cituar dje nga "Corriere della Sera", ka deklaruar se do te kete hetime. "Do te investigojme, edhe pse behet fjale per nje akt, qe do ta bente cdo njeri, po te ishte ne vendin e tyre, dhe eshte nje rast ku armet jane perdorur sipas ligjit", tha Melkiona. Por, gjithsesi, shtoi se dy policet jane vene nen hetim, pasi dyshohet se mund te kene shperdoruar dhe ligjin, qe u jep te drejte per te qelluar me arme ne kushtet e vetembrojtjes.
Mengjesin e dy diteve me pare ne qytetin e Kremones ne Itali dy shqiptare, nje maroken dhe nje turk, kishin grabitur nje cift italian, te cilet sapo kishin dale nga nje klub nate. Viktimat kishin njoftuar policine, e cila ishte nisur drejt vendit ku kishte ndodhur dhe grabitja. Ata kishin vene re nje makine tip "BMW" dhe i ishin vene pas, duke kerkuar nga personat qe ishin ne makine, qe te ndalonin dhe te dilnin me duart lart. Por pasi kane dale tre persona nga makina, njeri nga ata, qe me pas rezultoi te ishte shqiptar, ka nxjerre nje arme dhe ka qelluar mbi policine.
Ne keto kushte, sipas policeve te plagosur, dhe ata kane nxjerre armet dhe kane qelluar mbi kater personat, duke lene te vdekur dy nga ata, nje shqiptar dhe nje maroken. Sipas mjekeve ligjore dhe hetuesve, njeri nga policet ka qelluar me nente plumba, tete mbi shqiptarin qe kishte qelluar me arme ndaj tyre dhe nje plumb ne koke per marokenin dhe sipas dy policeve te plagosur, e ka marre aksidentalisht plumbin. Dy efektivat e policise ndodhen ne spital ne gjendje te mire shendetesore, nderkohe qe deri mbremjen e djeshme policia italiane nuk ka bere te ditur identitetet e viktimave dhe personave te arrestuar. A.C