E Diel, 1 Nëntor 2026

Brawn, drejtori i klinikës: Me fëmijët është abuzuar seksualisht

Tiranë- Në senacën e radhës në ngarkim të Devid Brawn, akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, ka dëshmuar drejtori i klinikës private ABC, Guy Eshelman

Ai në dëshminë e tij Eshelman ka pranuar se fëmijët janë abuzuar seksualisht, por pa bërë përgjegjës persona konkret për këto veprime. Madje ka shtuar se edhe pse e ka ditur për abuzimet ka refuzuar të kontaktojë me organet policore shqiptare për të denoncuar abuzimet.

Ndwrkohw gjykata sot rrëzoi kërkesën e avokates së Brawn, për të riekzaminuar klientin e saj për shkak të sëmundjes së Fimozës. Sipas kryetarit Gerd Hoxha, një ekzaminim i tillë është bërë.

Drejtori i klinikws ka treguar se e kishte njohur Devid Brawn në vitin 2001, kohë në të cilën Brawn ishte bërë pacient i klinikës ABC, për shkak të disa problemeve personale. Ndërsa përsa i përket fëmijëve, ndaj të cilëve ishin kryer abuzime seksuale, është shprehur se ata fëmijë i kishte çuar në klinikë vetë Braën, i cili është kujdesuar për rehabilitimin e tyre, pasi fëmijët e abuzuar shfaqnin edhe probleme në sjelljen e tyre.

Në raportet e mjekut amerikan, David Brawn është impotent, ndryshe nga sa vërtetoi raporti i mjekësisë ligjore se Braën është i sëmurë me Fimozë,një sëmundje në organet gjenitale. Sipas raportit të mjekësisë ligjore kjo sëmundje nuk e pengon atë të kryeje marrëdhënie seksuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›