Bushi gjen golin në Greqi
Alban Bushi rikthehet te goli në Superligën greke dhe konfirmohet si një lojtar vendimtar për Apollon Kallamaria. Sulmuesi ka shënuar golin e barazimit 2-2, që skuadra e tij arriti në fushën e Aris të Selanikut, ku militon kuqeziu tjetër, Kristi Vangjeli. Ky i fundit është aktivizuar për herë të parë pas një muaji si titullar, por në fund ka qenë eksperienca e Bushit ajo që ka triumfuar. Golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare ka realizuar në minutën e katërt shtesë të takimit, duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirën që kishte në dispozicion. 45 minutat e para të ndeshjes janë mbyllur me avantazhin 2-0 për Aris, falë golave të Iviç, ndërkohë që goli i parë për Kallamaria ishte shënuar nga Brito në minutën e 61-të. Nga ana tjetër, Vangjeli ka luajtur gjithë ndeshjen dhe është ndëshkuar me karton të verdhë.