E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashnor Kaja fiton ndaj Ministrisë së Brendshme

Ish-drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër ka fituar dje procesin ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e bërë nga Dashnor Kaja për "anulimin e urdhrit të ministrit të Brendshëm për zgjidhjen në kundërshtim me ligjin të kontratës së shërbimit civil". Gjithashtu, gjykata i ka dhënë Kajës të drejtën e pagesës për një vit pune, si pasojë e zgjidhjes së paligjshme të kontratës së punës. Në këtë mënyrë, ish-kryekomisari ka fituar betejën ligjore për një shkarkim që e kishte konsideruar që në fillim si të paligjshëm, por ashtu si dhe kolegët e tij ai duket se do ta ketë të vështirë rikthimin në detyrë, në radhët e Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›