E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat në Ndroq, banorët kundër kryekomunares

Të tjerë banorë të Komunës Ndroq, në periferi të Tiranës, denoncojnë komunarët për mbivendosje pronash. Vetëm dje janë regjistruar 15 kallëzime penale në Prokurorinë e Tiranës, të cilat do t‘u bashkëngjiten 40 denoncimeve të mëparshme për të njëjtat fakte. Duket se e gjithë komuna ka të njëjta probleme me të zgjedhurit vendorë. Megjithatë, tashmë është njësia antikorrupsion, e cila ka marrë në dorë hetimet. Sipas grupit hetimor, banorët e Komunës Ndroq mendojnë se drejtuesja e komunës Fatime Goga dhe nëpunësi tjetër, Sulejman Enesi kanë konsumuar plotësisht elementet e veprës penale "shpërdorim detyre". Të 55 personat që kanë kallëzuar kryetaren e komunës në Prokurorinë e Tiranës, janë tepër të shqetësuar lidhur me faktin se për tokat që nuk u plotësohen dokumentet përkatëse, mund të jenë ndarë ose u janë dhënë personave të tjerë, në mënyrë falsifikative. "Fakti që drejtuesja e Komunës së Ndroqit, Fatime Goga, dhe specialisti i mbrojtjes e administrimit të tokës, Sulejman Enesi, nuk u hapin rrugën e procedurave për regjistrimin e pasurisë për fshatarët e kësaj komune, ka sjellë pasoja të rënda në shumë drejtime. Sipas kallëzuesve, mosveprimi i drejtuesve të komunës ka penguar plotësisht zbatimin e plotë të Ligjit nr. 7501, i cili lë hapësirë për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Gjithashtu, banorët shprehen se dy të kallëzuarit, Goga dhe Enesi, kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, sepse me neglizhencën e tyre ata kanë bllokuar zhvillimin e aktivitetit bujqësor dhe blegtoral, në mënyrë të tillë që fshatarët të mos kenë asnjë mundësi për marrjen e një kredie, e cila do të mund të ndikonte në fillimin e veprimtarisë private. Veç të tjerash, ata janë të bllokuar lidhur me tregun e tokës, pasi herë pas here banorët kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për shitjen e pronës, por duke mos pasur dokumentacionin e plotë, gjithçka është pezulluar. Në kallëzimin e bërë në prokurori, banorët e Komunës Ndroq akuzojnë kryetaren dhe nëpunësin e saj se duke shpërdoruar detyrën ata kanë shkelur rëndë parimin kushtetues të barazisë para ligjit. Këtë akuzë ata e ngrenë, pasi një pjesë e banorëve të Ndroqit janë plotësuar me dokumentacion nga Fatime Goga dhe Sulejman Enesi, ndërsa për të njëjtin problem, dy zyrtarët nuk ngurrojnë të kryejnë veprime. Ata shprehen se kryetarja përdor dy standarde: një për personat që shihen me syrin e nënës, të cilët plotësohen me dokumente dhe tjetri është që personat shihen me syrin e njerkut, ku përndiqen për motive abuzive ose politike.
Duke iu referuar kallëzimit të bërë në Prokurorinë e Tiranës, banorët Komunës së Ndroqit shpresojnë se nga dy standardet e aplikuara nga drejtuesja e komunës, të zbardhen motivet dhe abuzimet e kryera për vite me radhë nga numri një i komunës. Gjithashtu, nga hetimet që do të kryhen ata presin zbardhjen e pretendimeve të paraqitura në kallëzim, si aktin e shpërdorimit të detyrës nga dy kallëzuesit, sepse me veprime dhe mosveprime ata nuk kanë përmbushur detyrat shtetërore sipas ligjit. Veç të tjerash, banorët që kanë paditur kryetaren e tyre shpresojnë që prokuroria me hetimet e saj të konstatojë aktin e shkeljes së barazisë të shtetasve, nga nëpunësit shtetërorë në detyrë dhe gjatë ushtrimit të saj.

Lista e kallëzuesve

Baftjar Grami

Arben Saku

Halit Dedja

Ilmi Çuri

Zyhdi Çuri

Ali Hoxha

Ramazan Allkoçi

Bajram Allkoçi

Islam Allkoçi

Ramazan Qekirri

Telhat Tabaku

Shpresa Mezini

Nazmi Mezini

Hysni Kodisi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›