E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëbora "zbardh" kryeqytetin grek

Akropoli i famshëm i Athinës, ashtu si edhe tërë pjesa tjetër e kryeqytetit grek, është zgjuar dje nën një shtresë dëbore prej rreth 15 centimetrash. Reshjet e mëdha të dëborës filluan që të shtunën mbrëma dhe vazhduan përgjatë tërë natës. Vështirësitë në qarkullim kanë qenë të shumta, pasi dëbora ka bërë një numër të madh rrugësh thuajse të pakalueshme. Për më tepër, akulli ka shkaktuar vështirësi edhe në sistemin e metrove, tramvajeve dhe trenave. Mbrojtja civile u ka rekomanduar qytetarëve qëndrimin në shtëpi dhe u kanë kërkuar të dalin vetëm në raste nevoje dhe të kenë kujdes maksimal në timon për shkak të mundësive për rrëshqitje në asfalt, si rrjedhojë e temperaturave të ulëta. Trafiku ajror në aeroportin e Athinës për momentin nuk është prekur, pavarësisht se era ka qenë shumë e fortë dhe shpejtësia e saj ka kapur 80 km në orë. Ndërkohë, Ministria e Marinës Tregtare ka urdhëruar pezullimin e nisjes së trageteve për në dhe nga ishujt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›