Fund tragjik për një 14-vjeçar, e shtyp zetori
Autori i Lajmit: red.
Vdes aksidentalisht një djalë 14-vjeçar nga fshati Hajmel i komunës me të njëjtin emër në Shkodër. Viktima është Ardi Sukaj. Ai gjeti vdekjen në aksident, teksa po punonte në arën e familjes së tij dhe është përplasur nga një mjet bujqësor tip zetor. “Si pasojë e dëmtimeve të mëdha, Ardi Sukaj ka humbur jetën teksa po e dërgonin në spitalin rajonal të Shkodrës”, deklaruan burime të policisë lokale. Aksidenti i ndodhur nga pakujdesia në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Hajmel rëndon edhe më shumë fatkeqësinë e familjes Sukaj. Pak ditë më parë, në një tjetër aksident, këtë herë automobilistik në Itali, humbi jetën 20-vjeçari Andi Sukaj, vëllai i viktimës së aksidentit të ndodhur pikërisht mëngjesin e sotëm. Policia në vendin e ngjarjes ka përcaktuar shkaqet e aksidentit nga pakujdesia. I mituri sipas hetimit, po drejtonte zetorin e babait të tij. Në momentin që ka zbritur nga mjeti për të mbledhur barin e korrur, zetori e ka përplasur atë, duke i shkaktuar vdekjen.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008