E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumenige: Në qershor nuk blejmë yje

Drejtuesit e Bajernit të Mynihut kanë bërë të ditur se nuk do të përsëritet merkatoja e edicionit të kaluar, ndonëse në drejtimin e skuadrës që nga sezoni i ardhshëm do të jetë Jurgen Klinsman. Bavarezët shpenzuan 69 milionë euro për të afruar emra si Toni, Riberi dhe Klose gjatë merkatos së vitit të kaluar, të ardhura të siguruara nga shitja e futbollistëve si Hargrivs te Mançester Junajtid, Makai te Fejenord dhe Santa Kruz te Bllekbërn. Por shefi i bordit drejtues të bavarezëve, Karl Hainz Rumenige, ka bërë të qartë që historia nuk do të përsëritet edhe këtë vit. "Skuadra është e kompletuar, nuk shoh ndonjë repart që ka nevojë për përforcime. Është e pamundur të sjellësh në skuadër një yll çdo vit, të paktën derisa të ardhurat e të drejtave televizive të kalojnë 25 milionë eurot në vit", tha Rumenige. Bavarezët deri tani kanë siguruar mesfushorin Borovski dhe mbrojtësin Breno.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›