E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus-Inter, historia e debatit 40-vjeçar

Shumë njerëz janë çuditur nga letra e hapur që Juventusi u ka bërë drejtuesve të futbollit italian, por historia e Serisë A tregon se një gjë e tillë ka ndodhur edhe 40 vite më parë, duke u shoqëruar me polemika nga Interi. Në vitin 1967, presidenti i atëhershëm i Juventusit, Vitore Kantela, shkroi një letër të tillë ndaj drejtuesve të FIGC pas një goli të paakorduar për De Paolin në ndeshjen kundër Lacios. Në të kërkohej "ndërhyrje jo për të mbrojtur Juventusin, por për të mbrojtur ndershmërinë e kampionatit italian". Reagimi i Katelës solli edhe irritimin e Interit, që drejtohej nga Anxhelo Morati, babai i presidentit aktual të zikaltërve, i cili e vlerësoi letrën si "një provë histerizmi". Ndërsa trajneri Helenio Herrera nuk u kursye duke deklaruar se "Juventusi protestonte për të influencuar gjyqtarët", deklaratë e njëjtë me atë të Mançinit në ditët e sotme. Katela nuk vonoi të përgjigjej. "Ai e njeh mirë këtë fushë, pasi përdor gjithmonë metoda të tilla", ndërsa më pas shpërtheu edhe kundër Moratit. "Të vetmet histerizma që më kujtohen janë ato që kanë lidhje me drejtuesit interistë dhe anëtarët e familjes Morati", ishte komenti i presidentit të Juventusit. Kundërpërgjigjja e Anxhelo Moratit nuk vonoi. "Nëse vendosen në të njëjtin nivel entuziazmi i pastër i të rinjve si fëmijët e mi dhe histeria helmuese e atyre që duan të turbullojnë me çdo kusht ujërat e sportit, tregohet qartë se është përfunduar rastësisht në botën e sportit, ndoshta vetëm për qëllime zgjedhore". Në atë sezon titullin e siguroi Juventusi vetëm në javën e fundit, ndërsa 40 vjet më vonë interistët shpresojnë që historia të mos përsëritet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›