E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokrri, takim zyrtar me Dukën

Ditën e hënë, në Tiranë do të vijë delegacioni zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës, në krye të së cilit do të jetë vetë presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe dy nënkryetarët e kësaj organizate. Ky delegacion do të zhvillojë takime të veçanta me zyrtarë të lartë të FSHF-së, përfshirë presidentin Armand Duka, për të diskutuar strategjitë e bashkëpunimit mes dy federatave. Normalisht, tema kryesore do të jetë plotësimi i kërkesave që duhet të plotësojë FFK për t‘u anëtarësuar sa më shpejt në FIFA dhe UEFA. Siç dihet, institucionet ndërkombëtare kanë caktuar FSHF-në si "mbikëqyrëse" të zhvillimeve në Kosovë, duke i caktuar asaj detyrën për të ndihmuar përmirësimin e institucioneve të futbollit kosovar. Fadil Vokrri është zgjedhur vetëm dy javë më parë si president i Federatës së Futbollit në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›