Dënohen trafikantët e pistoletave
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar dje tre të pandehurit që akuzoheshin për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas. Isa Doçaj, Kujtim Bajrami dhe Edison Demushi, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar respektivisht me 6 vjet e 4 muaj burg, 7 vjet e 8 muaj burg dhe 6 muaj burg. Të tre të pandehurit u arrestuan në muajin gusht të vitit të kaluar dhe kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.