E Diel, 1 Nëntor 2026

Një qiri i harruar shkrumbon apartamentin

Digjet plotësisht një apartament në një pallat të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e vonë të së dielës dhe nga hetimet e para rezulton se zjarri është shkaktuar si pasojë e një qiriu të harruar ndezur nga i zoti i shtëpisë. Apartamenti në katin e tretë të një pallati në lagjen 16 ishte në pronësi të shtetasit A.Juba, 40 vjeç. Zjarri ka rënë në dhomën e gjumit për t‘u përhapur në të gjithë banesën. Zjarrfikësit kanë mbërritur vonë dhe ndërhyrja nuk ka mundur të shpëtojë apartamentin, por ka shmangur përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të pallatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›