Dështon komisioni i reformës në drejtësi
Më 11 tetor 2007, kuvendi ka miratuar ngritjen e komisionit për reformën në sistemin e drejtësisë. Komision që sipas vendimit të marrë nga tryeza e partive politike e drejtuar nga Presidenti i Republikës do të drejtohet nga deputeti Spriro Peçi. Por deri më tani, puna e këtij komisioni mund të vlerësohet pa frikë si e dështuar. Komisioni nuk është mbledhur asnjëherë deri më tani, pasi asnjëra nga partitë politike nuk ka propozuar emrat e anëtarëve përbërës të tij. Opozita ka deklaruar dhe vazhdon të deklarojë se nuk do të marrë pjesë në këtë komision për shkak se mazhoranca ka prishur marrëveshjen e arritur në tryezën e iniciuar nga Presidenti i vendit. Ndërsa thirrjet e mazhorancës ndaj opozitës që kjo e fundit të bëhet pjesë e reformës në drejtësi janë të njëpasnjëshme.