Digjet sërish tregu industrial i qytetit
Pak kaluar shumë kohë nga zjarri i parë, përflaket sërish tregu industrial në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa shkaqet e rënies së tij vazhdojnë të mbeten ende të panjohura për policinë. Zjarri ka rënë mbrëmë natën dhe për ta shuar është dashur të mobilizohen të gjitha zjarrfikëset e Lezhës, me ndihmën e atyre të Shkodrës dhe të Mirditës. Zjarri është favorizuar nga era e fortë e natës së të enjtes, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi. Forca të shumta policie kanë ardhur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve që kanë rrënuar tregun industrial të qytetit të Lezhës. Deri tani llogaritet të jenë djegur mbi 50 dyqane dhe dëmi i shkaktuar kalon shifrën e 5 milionë lekëve. Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, ndërkohë ekspertët vazhdojnë punën për të gjetur shkaqet që çuan në rënien e këtij zjarri. Nuk përjashtohet mundësia që zjarri të ketë ardhur si shkak i konkurrencës mes tregtarëve. Ky është zjarri i dytë që bie në këtë treg brenda këtij viti.