Tadiç, Kroacisë: Mos e njih Kosovën
Presidenti serb, Boris Tadiç, i ka sugjeruar dje Kroacisë që të mos njohë pavarësinë e Kosovës, duke marrë parasysh faktin se ende nuk ka përmbushur të gjitha presupozimet për t‘u pranuar në BE. "Edhe me Kroacinë, por edhe me të gjitha vendet e tjera të rajonit, dëshirojmë marrëdhënie më të mira të mundshme", ka thënë Tadiç dhe ka paralajmëruar se çdo vendim i mundshëm për njohjen e Kosovës do të ketë pasoja të thella politike dhe ekonomike. Për këtë shkak të gjitha vendet e rajonit duhet të mendojnë mirë për këtë çështje. Por në anën tjetër Kroacia ka bërë të qartë se do ta njohë Kosovën së shpejti, por vetëm pritet një vendim për datën e njohjes.