E Diel, 1 Nëntor 2026

Dikur i refuzuar, sot në zemër të qytetërimit perëndimor

Vizita në Paris, edhe pse e denoncuar nga shumëkush, përfshi edhe ministrin francez të të Drejtave të Njeriut, është kapitulli i fundit në rehabilitimin e një ish-revolucionari që mori me forcë pushtetin në moshën 27-vjeçare në 1969-ën dhe ndërtoi reputacionin e një njeriu që shfrytëzonte pasuritë e mëdha në naftë të Libisë, mbështeste terrorizmin dhe militantët islamikë. Ish-presidenti amerikan, Ronald Regan, e kishte quajtur atë "qen i çmendur". Gjithsesi, ai ka investuar jo pak që ta hedhë poshtë këtë imazh. Tashmë, ai është pritur në Bruksel, në Parlamentin Evropian, ndërsa disa shefa shteti kanë vizituar Tripolin. Dhe kjo ndalesë në Paris është një kthesë me të vërtetë e madhe...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›