E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Kuvajt, njohje kulturore e ndërsjellët

Këtej e tutje kuvajtianët do të mund të njohin kulturën tonë e ne atë të tyren. Kështu parashikohet në marrëveshjen e nënshkruar dje mes ministrit të Kulturës, Ylli Pango dhe ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit, Falah Al-Hajri. Marrëveshja kulturore dhe artistike ndërmjet qeverisë së shtetit të Kuvajtit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka si qëllim të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në lëmin e kulturës. Kjo marrëveshje synon sidomos bashkëpunimin në fushën e artit pamor, kryesisht teatër, pikturë e fotografi dhe propozon shkëmbime dypalëshe ekspertësh. Marrëveshja parashikon edhe shkëmbim dorëshkrimesh dhe publikimesh të të dyja vendeve. Ajo ka afat 5-vjeçar dhe rinovohet automatikisht për të njëjtën kohëzgjatje, me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët shpreh, me shkrim dhe nëpërmjet kanaleve diplomatike, dëshirën për të përfunduar marrëveshjen 6 muaj përpara përfundimit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›