E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita e Verës, atmosferë festive në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Atmosfera festive e Ditës së Verës ka përfshirë edhe Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, ku gjatë gjithë ditës qytetarë të shumtë janë mbledhur për të shijuar aktivitetet e organizuara në natyrë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Parku i Liqenit, ku qindra qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë ditën në natyrë, duke shijuar aktivitetet e shumta të organizuara nga bashkia.

Në hapësirat e parkut janë zhvilluar aktivitete sportive dhe argëtuese, përfshirë edhe lundrimin me varka dhe kanoe në liqen.

Atmosferën e festës e kanë gjallëruar gjithashtu koncertet dhe aktivitetet për fëmijë, duke e kthyer parkun në një nga pikat më të frekuentuara të kryeqytetit gjatë kësaj dite feste.

Qytetarët kanë shfrytëzuar motin e kthjellët për shëtitje, piknik dhe për të festuar së bashku ardhjen e pranverës, në një nga hapësirat më të dashura rekreative të kryeqytetit.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›