E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy adoleshentë në pranga për vjedhje

Vjedhja është një nga dukuritë problematike të kohëve të fundit në Kukës, ku protagonistë janë më shumë adoleshentët. Policia lokale ka ndaluar të enjten paradite dy prej tyre, për veprat penale të vjedhjes në bashkëpunim, ku përfshihen dyqane dhe një banesë. B.D. 16 vjeç, nga fshati Përbreg dhe D.P.rreth 16 vjeç nga fshati Kodër Lumë, janë arrestuar pasi i pari kishte vjedhur një dyqan, ku kish përvetësuar një sasi cigaresh, si dhe rreth 700 dollarë, ndërsa i dyti, në bashkëpunim me të parin, kishte vjedhur me thyerje banesën e një shtetasi në Kodër Lumë, ku kishin marrë shumën 5 milionë lekë. Burime të policisë thanë se për të njëjtat vepra janë shpallur në kërkim edhe dy adoleshentë të tjerë. Disa muaj më parë në Kukës u ndalua një nga adoleshentët më të kërkuar nga policia shqiptare, 16 vjeçari B.K. pasi mbi të rëndonin akuzat për mbi 50 vjedhje në Kukës, Tiranë, Durrës, Fier etj. Vjedhjet përfshinin makina luksoze dhe mijëra dollarë dhe euro në kesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›