E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shoferë rrahin pesë punonjës policie

Pesë policë kanë rënë pre e dhunës nga drejtuesit e mjeteve në rrugët e Tiranës. Sipas të dhënave nga policia, një drejtues mjeti ka kundërshtuar me dhunë katër policë të Patrullës së Përgjithshme, ndërsa një tjetër ka goditur një efektiv të rrugores. Sipas të dhënave zyrtare, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5 u krye arrestimi i Shkëlqim Mal Kokës, 23 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamzë, i proceduar për "trafikim të mjeteve motorike". Policia tha se arrestimi i tij u krye sepse dhe rreth orës 17:00 ka kundërshtuar me dhunë, kanosur dhe ofenduar për shkak të detyrës katër punonjës policie të Komisariatit Nr. 5. Pas këtij konflikti u kryen veprimet procedurale dhe u sekuestrua mjeti që i përket personit të arrestuar. Veç këtij sherri, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kryen arrestimin në flagrancë të Bardhyl Shtyllës, 43 vjeç, lindur dhe banues në Gramsh. Edhe ky ka pasur të njëjtin fat me personin e lartpërmendur. Policia tha se arrestimi i tij u krye, sepse dje, rreth orës 15:00, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të parkut, ka goditur me grushte për shkak të detyrës një punonjës policie të Komisariatit Rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›