E Diel, 1 Nëntor 2026

Dymbëdhjetë muaj të nxehtë me Dejvid Bekam



Që Dejvid Bekam është një seks simbol nuk është diçka e re. Në të shkuarën, futbollisti na ka dhuruar fotografi nudo dhe joshëse që kanë vënë në dukje veçoritë e jashtëzakonshme të trupit të tij. Për momentin ylli i futbollit ka vendosur t’i kënaqë fansat e tij për gjithë vitin 2009, duke treguar muskujt në një kalendar të ri. Dhe ja një pjesëmarrje në 12 muajt e vitit e gjitha për t’u shijuar. Bekam pohon se meriton një “Top të Artë” për sensualitetin. Flokë të shkurtër, mjekër të imët dhe shikim provokues: ylli i futbollit anglez i bën për vete të gjithë me shikim të parë. Në kalendarin e ri, Dejvid shfaqet me një veshje të çrregullt dhe xhinse të dala boje, ndërsa kryen disa ushtrime të thjështa. Linja jo shumë të ashpra, muskuj perfektë: fiziku i Dejvid meriton notën dhjetë. Në këtë seri fotosh turbulluese shikimet janë përqëndruar në tatuazhet e dukshme të shfaqur si trofe në krahë. Tribalë, simbole dashurie, kujtime të paharrueshme: Bekam rrëfen sekretet e një vëzhguesi të rreptë, por pa hequr nga trupi shumë rroba. I nxehtë po, por pa e ekzagjeruar me nudizëm. Pikërisht për t’i lënë hapësirë imagjinatës që më një objekt të tillë, udhëton papushim...

25 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›