E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikol Kidman shtatzënë falë notit në lumë



Nikol Kidman mbeti shtatzënë pasi notoi në lumin e pjellorisë. Aktorja ka rrëfyer se u bë nënë në moshën 41 vjeçare falë lumit
Kununurra, që ndodhet në Australi në të cilin u zhyt gjatë produksionit të filmit të saj të fundit. Me të në ujë u zhytën edhe gjashtë gra të tjera dhe të gjitha po ashtu mbetën shtatzëna. “Ka diçka në ujërat e lumit Kunukurra dhe tani pa frikë mund t’i quaj ujëra të pjellorisë. Nuk mendoja se do të sillja në jetë një fëmijë, por falë filmit të fundit m’u realizua ëndërra e madhe e jetës sime”,- është shprehur Kidman gjatë një interviste eskluzive. Protagonistja e filmit “Australia”, i drejtuar nga Baz Luhrman, ëhstë martuar me këngëtarin e muzikës kauntri Keith Urban dhe ka dy fëmijë të adoptuar së bashku me ish-bashkëshortin Tom Kruiz. “Shtatë fëmijë u ngjizën gjatë këtij filmi dhe vetëm njëri prej tyre është djalë. Ne të gjitha notuam në lumë dhe mbetëm shtatzëna. Ujërat e lumit janë të bekuara dhe mund ta quaj me plot gojë si “lumi i pjellorisë”,- është shprehur Kidman.

Osbërn: “Viktoria dhe Xhenifer shtiren se janë mike”

Keli Osbërn, vajza e këngëtarit të famshmë Ozi Osbërn është shprehur se Vikoria Bekam dhe Xhenifer Lopez luajnë rolin dhe hiqen sikur pëlqejnë njëra-tjetrën para mediave. Osbërn ka ‘spiunuar’ dyshen gjatë shout të modës së Mark Xhekobs në Nju Jork në fillim të këtij muaji dhe ka qenë e shokuar pasi ato nuk kanë qenë aspak shoqe me njëra-tjetrën. “Isha shumë afër me Viktoria Bekam dhe Xhenifer Lopez dhe nuk mund të ndaloja së shikuari ato. E di se nuk jam unë personi i duhur për kritika dhe shpresoj ta kem gabim, mirëpo kurrë në jetë nuk kam parë dy persona që shtiren aq shumë se iu pëlqen njëra-tjetra”,- ka thënë vajza e këngetarit legjendar, Ozi Osbërn.

Pink fajëson punën për divorcin

Knëgëtarja e njohur me emrin “Pink’, e ka konsideruar jetën e saj plot tension si fajtoren kryesore të prishjes së martesës me ish-burrin e saj, Keri Hart. Çifti i ka dhënë fund martesës së tyre dyvjeçare në shkurt të këtij viti, ndërsa Pink ka pranuar se ende e do motoçiklistin, Hart, megjithatë jeta e tyre e zënë me punë, i ka bërë që të ndahen. “Ishte shumë vështirë dhe puna ia arriti qëllimit të saj, sepse u lodha duke u munduar ta mbaja këtë martesë gjallë”,- ka thënë Pink.

50 Cent planifikon të xhirojë një film

Reperi i famshëm 50 Cent pritet ta shndërrojë albumin e ri të tij, “Before I Self-Destruc”, në një film biografik, ku do të jetë regjisor dhe producent. I inspiruar nga roli i tij si kundërshtar i Al Paçinos dhe Robert De Niros në “Righteous Kill”, reperi do ta shndërrojë tregimin e jetës së tij në një film të ri, i cili do të prezantohet së bashku me albumin e tij të ri, më 9 dhjetor. “Nuk është si Purple Rain (filmi i Prince), por është inspirim nga muzika aktuale”,- ka thënë 50 Cent, i cili planifikon të shkruajë dhe incizojë edhe një muzikë për filmin, i cili nuk do të përfshijë muzikën e albumit të tij aq të përfolur, “”Before I Self-Destruct”.

25 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›