E vërteta mbi pedofilinë
Thua pedofil dhe në mendje
të vjen menjëherë një monstër.
"Është një sëmundje dhe
mënyra e vetme që kemi për
të mbrojtur është të gjejmë një terapi",
nënvizon një psikiatër. Më pas ai shton:
"Gjatë zhvillimit psikoseksual askush
nuk vendos dhe zgjedh të joshet nga
femrat, meshkujt apo fëmijët. Orientimi
seksual i çdo individi zbulohet në bazë
të asaj që e tërheq. Pedofilët urrejnë që
ta bëjnë këtë gjë".
Por çfarë është pedofilia? Është një
ves, apo sëmundje, sa e përhapur është?
A mund të kurohet?
Pedofil apo pederast?
Fjala pedofili vjen nga greqishtja "paidophilia",
e përbërë nga "pàis" (që do të
thotë fëmijë) dhe "philia" (dashuri). Në
vitin 1886, psikologu i famshëm Richard
von Kraff-Ebing e përkufizoi pedofilinë
erotike, interes seksual, drejtuar ekskluzivisht
fëmijëve para pubertetit, ose
para adoleshencës, pra para zhvillimit
seksual. Sot, psikiatri dhe shumë të tjerë
theksojnë se pedofilia është një orientim
seksual i pandryshueshëm, i karakterizuar
nga këmbëngulja dhe ndonjëherë
tërheqja ekskluzive për fëmijët
para pubertetit. Ai që
tërhiqet nga adoleshentët
nuk është pedofil, por pederast,
dhe nuk konsiderohet
si i sëmurë. Psikiatri John
Bradforc, i cili e ka studiuar
pedofilinë prej 26 vitesh,
nënvizon se 4 për qind e popullsisë
janë pedofilë, ndërsa
të tjerë thonë 1,1 për qind.
Shpeshherë pedofilia shfaqet
në faqet e para të gazetave. Në
Gjermani, çdo vit, zhvillohen
200 procese gjyqësore për pedofilinë,
por shpeshherë bëhet
fjalë për abuzime false: kush
nuk e kujton profesorin e matematikës,
që në vitin 1989, pasi
e dërgoi vajzën e tij 2-vjeçare në
urgjencë për t‘i dhënë ndihmën
e shpejtë, sepse kishte shumë
gjakrrjedhje, përfundoi në faqet
e para të gazetave si një monstër.
Një muaj më vonë u zbulua se
Miriam kishte një tumor, nga i cili
edhe vdiq. Si ky rast ka miliona të tjerë.
Por në disa raste, individë të ndryshëm
janë vërtetë pedofilë. Kjo diagnozë
psikiatrike tregon vetëm tërheqjen
seksuale: jo të gjithë pedofilët
abuzojnë me fëmijët, madje shumë
prej tyre janë në gjendje të kontrollojnë
veprimet e tyre. Cili është ndryshimi
ndërmjet atyre që abuzojnë me fëmijët
dhe atyre që nuk abuzojnë?
Si bëhesh pedofil?
Psikiatri është i bindur se kush e shndërron
tërheqjen platonike në veprim
kriminal ka edhe një formë sëmundjeje,
shpeshherë të trashëguar, prekjen, që
e bën pedofilinë një mendim fiks, të
pakontrollueshëm. Me fjalë të tjera,
pedofilia është forma më shkatërruese
mes formave të ngacmimeve seksuale,
si mania për t‘u dukur (ai që tregon
organet gjenitale) mazokizmi, apo disa
forma të ndryshme të seksualizmit të
paarsyeshme dhe të pandalshme, të cilat
mund të mblidhen me një fjalë të vetme
"varësi seksuale".
Pse disa persona bëhen pedofilë?
Janë hedhur hipoteza se në fëmijëri pedofilët
kanë qenë viktima të abuzimeve
seksuale, por kjo ishte e vërtetë vetëm
një në tre pedofilë. Më pas u mendua për
një pengesë në zhvillimin e orientimit
seksual, kur truri adoleshent maturohet
dhe interesi seksual zhvendoset nga
partneri në moshën e para pubertetit,
tek ai pas moshës së pubertetit, me
karakter të pjekur seksual.
Tumori përgjegjës
Në vitin 2003 u publikua një rast i çuditshëm:
një 40-vjeçar u transformua në
harkun kohor të një viti nga heteroseksual
në pedofil. I shtruar në një spital të
Shteteve të Bashkuara nga një dhimbje
koke e padurueshme, i tërhoqi vëmendjen
mjekut të turnit, i cili po i shërbente.
Ai e kontrolloi me shumë imtësi
rastin e pacientit dhe papritur zbuloi një
tumor cerebral në koren orbitofrontale.
Pasi i hoqën tumorin, pacienti u kthye
sërish heteroseksual. "Korja orbitofrontale
është e përfshirë në rregullimin e
sjelljes shoqërore. Humbja e kontrollit
të impulseve çon në anomali të aftësisë
së gjykimit dhe në sjellje të çuditshme.
Ndoshta pacienti ishte pedofil para tumorit,
por arrinte ta kontrollonte mirë
veten. Shfaqja e tij në atë pjesë, e tregoi
edhe më shumë patologjinë, duke e bërë
të pakontrollueshme", shpjegonte ai në
një revistë shkencore.
Kështu, të gjitha studimet u përqendruan
në atë pjesë të kores dhe në
nëntor të 2007-ës, një psikiatër gjerman
studioi me rezonancë magnetike bërthamore
trurin e 18 pedofilëve maniakë
(9 të tërhequr nga vajza të vogla dhe 9
nga djem të vegjël), duke i krahasuar
me ato të 24 bashkëmoshatarëve të tyre
hetero dhe homoseksualë. Në koren e
trurit orbitofrontale të pedofilëve dendësia
e neuroneve ishte 2-4 për qind
më e ulët në krahasim me jo pedofilët,
e madje kishin edhe më pak neurone
në hapësirat e tjera. "Se çdo të thotë e
gjitha kjo, ende nuk dihet. Kush vuan
nga sjellje të tjera anormale ka këto lloj
anomalish në koren e trurit orbitofrontale
dhe një ndryshim i kësaj hapësire
cerebrale zvogëlon aftësinë për të kontrolluar
impulset dhe sjelljet e varura",
vazhdonte më tej ai.
Anomali të tjera
Këto rezultate u konfirmuan nga shumë
mjekë të tjerë mbi një numër të madh
pacientësh. Në këtë rast lind pyetja: nga
se shkaktohen këto anomali cerebrale?
"Jemi shumë pak të informuar se si truri
e ‘qeveris‘ interesin seksual. Por dimë se
mes pedofilëve ka një numër të madh
maniakësh. Më shumë se gjysma janë
të shkurtër dhe jo të zgjuar, në krahasim
me pjesën tjetër të popullsisë". Shumë
pedofilë kanë edhe shqetësime të tjera
të personalitetit (25% kanë sjellje të tjera
prej maniaku; 22,5% janë antisocialë;
20% narcizistë; 20% kanë vështirësi të
krijojnë marrëdhënie).
Vetëkontrolli
"Është e vërtetë, pedofili nuk ka faj,
por ka përgjegjësinë të kontrollohet",
thotë psikiatri. Por në fakt, jo gjithmonë
është i aftë ta bëjë këtë gjë. Kjo shpjegon
kërkesën për ndihmë të shumë terapive
që nuk ndikojnë mbi tërheqjen seksuale,
por mbi shprehjen e saj. Për momentin
nuk janë të disponueshme studime të
besueshme për terapitë e ndryshme.
Pjesa orbitofrontale