Si e han "Kosovën dreqi"?!
Pas shpalljes së pavarësisë, askush në Kosovë nuk e ka menduar se gjithçka do të shkojë vaj, madje edhe optimistët më të mëdhenj e kanë menduar dhe mendojnë se gjithçka që bëjnë serbët është një proces normal. Dhuna mund të jetë e papranueshme, por është normale si reagim serb, Koshtunica mund të quhet anormal, por parë me gjykim të ftohtë ai futet në histori si Kryeministri i Serbisë që humbi Kosovën, por a rrezikohet realisht Kosova.
Shko në Veri "dobro veçe"
Protestat e serbëve në veri të Kosovës nga shpallja e
pavarësisë e deri më sot nuk është se tregojnë ndonjë seriozitet, vetëm sa i përgjigjen politikës serbe të Beogradit. Në ditët e para të këtyre protestave kishim mijëra protestues dhe ky intensitet ra, me ardhjen e ca legjendave të futbollit kjo kurbë u ngrit, ndërsa këto ditë nuk bën punë as sikur Jezu Krishti të bëjë tifozllëk për Serbinë.
Rojet e Urës nuk mendojnë se mund të prezantohen më si të tillë, sepse tani duhen ata të Veriut, mbështetje nuk mund të gjejnë nga serbët e lodhur nga politika e varfëria dhe lajmi që hyri apo nuk hyri treni në veri të Kosovës, nuk është më lajm për miletin serb.
"Dobro veçe" mund të dëgjosh që nga Ura e Ibrit e deri në kufirin administrativ dhe ky është ekzaltim i tërë. Kulisat dhe kafenetë janë vërshuar me llafet se kush e pranoi dhe kush JO, shtetin më të ri në Evropë. Falë Zotit kanë Qipron dhe Rumaninë që japin deklarata për pobratimët e tyre ortodoksë, por jo që e kanë edhe me gjithë mend.
Edhe Hekurudha e Serbisë, që gjithmonë ishte në krah të Millosheviçit, e që sot mbron Koshtunicën, mendonte se është duke folur me Izetbegoviçin e Tuxhmanin, kur iu drejtua UNMIK-ut. Por ja që këta janë ndërkombëtarë dhe ligjin nuk e kapin në dorë, por e lexojnë kur ai është në tavolinë. Edhe në këtë rast, si në rastin e pavarësisë, serbët i bënë një shërbim të madh Kosovës. Duke harruar që nuk janë në Knin, futën flamurin e Serbisë në stacionet e trenit, që janë në veri dhe menduan se këtu është fundi i botës. Por dale more serbë, se bota nuk ndërtohet mbi shina, ajo filloi mbi shina.
Por një gjë të tillë nuk ia shpjegon dot një shkjau, por kujdes sepse ai thotë vetëm "Dobro veçe" dhe ulëret pa lidhje dhe kjo nuk është shenjë që të nxisë indet patriotike të reagosh. Ky popull, ose pakicë serbe në Kosovë, para vetes kishte shumë modele veprimi, duke filluar nga Knini e deri në Zveçan dhe në të gjitha rastet është vetëm në kërkim të teveqelit, gjë të cilën nuk duhet ta gjejë te Prishtina zyrtare.
Në enklava edhe "pomoz bog"
Edhe në enklavat serbe të Kosovës, aty ku pritet të zbatohet plani i Ahtisarit, gjithçka duket normale, traktorët punojnë, flamujt serbë valëviten, pensionet serbe shpërndahen, por institucionet e Kosovës nuk pranohen dhe policët serbë nuk marrin urdhra nga shqiptarët.
Që institucionet e Kosovës nuk pranohen nuk është edhe ndonjë gjë e re, por që kopjohet modeli kosovar i fillimviteve ‘90 të vjen për të vjellë. Duke mos e kuptuar as renditjen e re botërore, serbët e Kosovës mendojnë se TEC-i i Obiliqit duhet të prodhojë edhe tanga, vetëm se Beogradi zyrtar e dëshiron një gjë të tillë. Kopja e shëmtuar e revoltës popullore kosovare me 30 mijë policë që dorëzojnë armë dhe madje kërkojnë edhe vërtetimin që kanë dorëzuar armët, përsëritet pas 20 vitesh. Jo që kishim të bënim me një veprim të mençur, por që serbët e ngatërrojnë veprimin e shqiptarëve me veprimin serb, pas dëbimit masiv të mbi një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.
Serbët harrojnë se shqiptarët e Kosovës, gabimin më të madh e kishin bërë me dorëzimin e armëve, sepse, në të kundërtën, Beogradi duhej të luftonte me policët e tyre shqiptarë, ose me 30 mijë të pabindur, që në gjuhën ushtarake quhet FORCË E ARMATOSUR. Por ja, serbët janë që janë, e shqiptarët ishin që ishin dhe iu desh që me politikën e Rugovës të duronin, në mënyrë që shumë vjet më pas, pas shumë viktimave, të fillojnë të blejnë armët e dorëzuara në komisariatet e policisë ose në Shqipërinë e çarmatosur, në mënyrë që ta luftonin okupatorin serb.
Modeli i Shërbimit Policor të Kosovës, si eksperiment i dështuar i multietnicitetit sot e dëshmon se policia nuk është për sfilata, por për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ashtu siç një piktor nuk mund ta gëlqerosë një dhomë, edhe pse ngjyrat i di dhe i përzien mirë. Zanatin e bojaxhiut, ashtu si edhe të policit, do ta bëjë vetëm profesionisti, ai i cili uniformën e mban për identifikim, e jo për ta zhveshur sa herë i thotë partia, pa u djersitur fare.
Edhe pse me Kushtetutën e Kosovës nuk do të kenë prioritet ata që vuajtën dhe u takon toka kosovare, degradimi i qytetarit të këtij vendi mund ta çojë Kosovën aty ku "mund ta hajë edhe dreqi"! Nëse do të ketë traktorë, do të ketë për të gjithë, nëse do të ketë liri të lëvizjes, do të ketë për të gjithë, nëse do të ketë SHPK, do të ketë për të gjithë, në të kundërtën kufijtë evropianë që ishin dje, do të vazhdojnë të jenë edhe sot, të hapur për të gjithë.
Serbët në Jugosllavi nuk u zbutën se Titoja i favorizoi për të gjitha, që u lejoi të keqtrajtojnë, përdhunojnë dhe vrasin shqiptarë, por këtë e bëri e drejta e popujve të tjerë jugosllavë për vetëvendosje, që nuk pyetën fare, por as nuk dorëzuan armë.
Qeveria e Kosovës, vetëm për të mirën e këtij vendi dhe askujt tjetër, duhet të mos favorizojë askënd, të ndihmojë të gjithë dhe të mos ia imponojë askujt jetesën në një vend për të cilin ai nuk ka lindur dhe nuk jeton.
Në Kosovë mund të japësh ndihma sociale dhe të flasësh edhe gjuhën serbe, ama Rankoviç, Nikoliç dhe Artemije nuk bëhesh dot, ai është mall i skaduar i kësaj bote që nuk prodhohet më.
Serbët që jetojnë në enklava, e janë shumë më shumë të rrezikshëm se ata në veri, Kryeministri mund t‘i përshëndesë edhe me "Pomoz bog...", por çetnik nuk bëhet dot, vetëm se ata e parapëlqejnë.
Nëse këto nuk sqarohen, ata shqiptarë që vuajtën dhe sot po durojnë për etikë ndërkombëtare dhe politikë të ditës, do të pësojnë se pse ishin bashkëkohorë dhe pse këtë ua servirën pikërisht serbëve. Shqiptarët ishin në dijeni se qenit nuk i nxirret hallvë, por për të mos e vrarë…