E Diel, 1 Nëntor 2026

EGJIPT - SHEMBJA E NJE GODINE 12-KATESHE SHKAKTON VDEKJEN E PESE PERSONAVE

Pesë persona humbën jetën, kur një godinë rezidenciale 12-katëshe u shemb në qytetin mesdhetar Aleksandria, njoftoi një burim sigurimi. Punonjësit e shpëtimit nxorën nga rrënojat pesë trupa, ndërkohë që autoritetet presin që numri i tyre të rritet. Një burim theksoi se në ndërtesë jetonin 18 familje dhe se nuk dihet ende numri i familjarëve të pranishëm në godinë në momentin e shembjes. Shembja e ndërtesave është një rrezik gjithmonë i pranishëm në Egjipt, për shkak të standardeve të ulëta të ndërtimit dhe mungesës së mirëmbajtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›