E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq, SHBA, regjistrohen 11 viktima

Stuhitë e dëborës, në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, kanë lënë të paktën 11 të vdekur dhe dhjetëra e mijëra njerëz pa elektricitet. Moti i keq ka shkaktuar qindra aksidente rrugore dhe ka përfshirë madje edhe Teksasin. Stuhia ka rrëzuar pemë dhe shtylla të energjisë elektrike, si edhe ka shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve. Reshje akoma më të mëdha dëbore priten në rajonin e liqeneve të mëdha, në kufi me Kanadanë. Vetëm në Minesota, kishte më shumë se 300 aksidente rrugore, si pasojë e motit të keq dhe janë regjistruar tre të vdekur. Tre persona të tjerë kanë humbur jetën në aksidente në Uajoming, tre në Usikonsin dhe nga një në Teksas e Kansas. Të paktën 16 persona janë dërguar në spital, dy me plagë të rënda. Shumë prej personave që janë bërë viktima të aksidenteve, ishin pushues, mes tyre edhe familje me fëmijë të vegjël. Amerikanët, gjithsesi, janë përgatitur për mot të keq këtë vit dhe vendi ka rezerva për t‘i bërë ballë çfarëdolloj situate. Gjithsesi, për shumë amerikanë, moti i keq po e zbeh bukurinë e Krishtlindjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›