E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të lexuarit në errësirë nuk i dëmton sytë"

Shpeshherë kemi dëgjuar të thuhet se të lexuarit në errësirë u bën keq syve. Por këto thashetheme nuk janë të vërteta, ashtu siç nuk është vërtetë edhe të pish tetë gota ujë në ditë për të qenë mirë, ose që ne përdorim vetëm dhjetë për qind të trurit.

Këto teori janë disa prej shtatë "legjendave mitike" false, të cilat janë shfaqur në një dokument të publikuar nga "British Medical Journal". Problemi është se nuk ka fakte për të vërtetuar nëse këto "këshilla" janë apo jo të vërteta.

Dy kërkues amerikanë kanë marrë në shqyrtim shtatë "thënie të zakonshme" të lidhura me mjekësinë dhe kanë kërkuar provat shkencore të dobisë së tyre, por nuk kanë arritur ta vërejnë këtë të fundit.

Ja shtatë "legjendat" false, të cilat janë vërtetuar nga kërkuesit:

Çdo njeri duhet të pijë të paktën tetë gota ujë në ditë

Kjo këshillë mendohet se e ka origjinën e saj në vitin 1945 nga Këshilli i Ushqimit në Shtetet e Bashkuara, i cili pohonte se njerëzit duhet të konsumojnë 2,5 litra ujë në ditë. Pra nuk është e nevojshme të pish ujë pafund për të mbajtur trupin në formë. Një nga kërkuesit amerikanë të lartpërmendur thotë se çdo ushqim është i pasur me ujë. Me sasi të mëdha gjendet te frutat dhe zarzavatet, por edhe te qumështi, lëngjet e frutave, kafja e pijet e tjera. Për këtë këshillë nuk është gjetur asnjë provë nga "Journal of Psychology", që konfirmon këtë fenomen.

Leximi në errësirë prish sytë

Breza të tërë prindërish i kanë këshilluar fëmijët e tyre që të mos lexonin në errësirë, pasi mund t‘u dëmtohej shikimi. Një ndriçim i pamjaftueshëm mund të shkaktojë stres në sy, por kërkuesit theksojnë se efektet nuk janë permanente. Errësira mund të krijojë një ndjesi vështirësie në pamje e pak djegie sysh. Kryesorja është se këto efekte nuk vazhdojnë.

Depilimi me brisk rrit dhe shton qimet

Kjo teori ka mundësi të falimentojë ndonjë kompani brisqesh. Të gjithë mendojnë se qimet rriten më shpejt dhe shtohen nëse depilohesh me brisk. Në bazë të kësaj thënieje, femrat për të shmangur këtë fenomen të "tmerrshëm" (rritjen e qimeve) kanë vendosur ta nxjerrin briskun jashtë përdorimit. Por, në fakt, sipas studimeve të kërkuesve amerikanë, brisku nuk ndikon absolutisht në shtimin apo rritjen e menjëhershme të qimeve.

Po të hash gjeldeti, të flihet gjumë

Edhe dy kërkuesit pohojnë se në fillim edhe ata vetë besonin në këtë mit. Gjeli i detit ka në vetvete një përbërës kimik "triptofan", i cili mund të shkaktojë përgjumje, por jo je me sasi të mëdha, duke e krahasuar me mishin e pulës. Arsyet e vërteta të përgjumjes i detyrohen më shumë ngrënies së ekzagjeruar gjatë festave.

Njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit

Kjo "legjendë mitike" është përhapur rreth vitit 1907, por analizat për imazhet nuk tregojnë ndonjë hapësirë të trurit tërësisht të paaktivizuar.

Thonjtë dhe flokët rriten edhe pas vdekjes

Kjo bindje e ka prejardhjen ndoshta nga rrëfime të ndryshme makabre. Në të vërtetë, siç kanë shpjeguar vetë kërkuesit, pas vdekjes lëkura thahet dhe mblidhet duke thënë kështu përshtypjen se thonjtë janë më të gjatë, pra ato nuk rriten pasi njeriu vdes.

Telefonat celularë janë të rrezikshëm në spital

"Legjenda e fundit mitike" është ajo e përhapjes së celularëve në pajisjet mjekësore të spitaleve. Pavarësisht frikës së madhe, studimet e fundit kanë treguar një interferencë të vogël me ekuipazhin mjekësor.

Përfundimet

Dy autorët e kërkimit kanë nënvijëzuar se mjekët duhet të mendohen mirë para se të sponsorizojnë për teori të zakonshme, që janë false e të pavërtetuara shkencërisht. "Vendosëm t‘u jepnin përgjigje këtyre "legjendave mitike" duke parë popullaritetin e tyre. Shpeshherë këto teori besohen nga mediat e madje edhe nga vetë mjekët. Kjo përhapje e informacioneve false nuk është e pranueshme shkencërisht", përfundojnë kërkuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›