Elbasan, Liman Varoshi fiton universitetin
Fushata për zgjedhjet e përgjithshme në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, është mbyllur me zgjedhje korrekte dhe një rektor të ri. Liman Varoshi është shpallur mbrëmë rektor i ri i Universitetit "Aleksandër Xhuvani". Procesi ka nisur që në orën tetë të mëngjesit të djeshëm. Nga një qendër votimi për çdo fakultet, llogaritet që të marrin pjesë në votime rreth 6200 studentë të degëve të ndryshme, afro 170 pedagogë dhe 60 punonjës të administratës universitare. Votimet zhvillohen në të katër fakultete për zgjedhjen e rektorit dhe të dekanëve, porse numërimi i fletëve të votimit ka nisur dje pasdite, rreth orës 16 e 30 minuta. Tre janë në garë për postin e rektorit të universitetit, Liman Varoshi, Fatbardha Gjini dhe Abdulla Ballhysa. Ndërsa, për postet e krerëve të dekanateve, janë në garën votuese Peçi Naqellari, Kujtim Bevapi, Roland Gjini dhe Vilson Kuri.
Universiteti i Tiranës
Dhori Kule
Fakulteti i Mjekësisë
Alfred Priftnajri
Shkencat e Natyrës
Ilir Manullari
Fakulteti i Infermierisë
Petrit Bare
Fakulteti i Drejtësisë
Skënder Kaçupi
F. Shkenca Sociale
Theodhori Karaj
F. Gjuhëve të Huaja
Klodeta Dibra
Fakulteti Ekonomik
Omer Stringa
Universiteti i Vlorës
Tanush Shaska
Universiteti i Elbasanit
Liman Varoshi
Instituti i Fizkulturës
Vejsel Rizvanolli
Universiteti Politeknik
Rektor Jorgaq Kaçani
Dekan i Mekanikes
Andonaq Londo
Dekan i Gjeologji-Miniera
Përparim Hoxha
Universiteti i Gjirokastrës
Rektor i ri Gëzim Sara
Universiteti i Kamzës
Rektori Fatos Harizaj
Fakulteti i Bujqësisë
Ardian Maqi
Fakulteti i Ekonomikut
Bahri Musabelliu
Fakulteti i Ushqimit
Vlash Mara
Fakulteti i Veterinarisë
Dhimitër Rasi
Akademia e Arteve
Rektor Petrit Malaj
Fakulteti i Muzikës
Dekan Sokol Shupo
Arti Skenik
Dekan Kastriot Çaushi
Artet Figurative
Dekan Sadik Spaho