BB, parashikime optimiste për Shqipërinë
Banka Botërore, në një raport të publikuar së fundmi, për zhvillimet në ekonominë botërore dhe parashikimet për ecurine e saj gjatë dy viteve të ardhshme, ka analizuar edhe zhvillimet në Shqipëri. Ekspertët e Bankës kanë arritur në përfundimin se rritja ekonomike e Shqipërisë do të mbetet e lartë edhe përgjatë dy viteve të ardhshme për shkak të kërkesës së fortë që ka ekonomia jonë për mallra dhe shërbime. Parashikimet e Bankës për për ekonominë shqiptare janë optimiste, ndryshe nga pritshmëritë për vendet e tjera të rajonit. Raporti thotë se shtetet e Evropës qëndrore dhe asaj Lindore do të përballen gjatë dy viteve të ardhshme me një ngadalësim të rritjes ekonomike si pasojë e rënies së kërkesës së brendshme në këto vende. Përjashtim nga kjo tendencë do të bëjnë Shqipëria, Turqia dhe Hungaria ku rritja ekonomike do të mbetet e lartë.
Shqipëria
Në vendin tonë faktori kryesor i rritjes ekonomike mbetet kërkesa e fortë e ekonomisë për mallra dhe shërbime. Raporti thotë se një kontribues i rëndësishëm në këtë kërkesë të lartë është rritja e fortë e investimeve publike, të cilën ekspertët e Bankës e shohin të lidhur me përpjekjet që po bën Shqipëria për të zbutur efektet e krizës energjetike. Raporti e sheh krizën e dritave si një faktor që pengon rritjen ekonomike, e cila do të ishte më e madhe në rast se vendi ynë nuk do të vuante nga kufizimet e energjisë. Ndryshe nga sa pritejm, në bazë të të dhënave paraprake, Banka vlerëson se rritja ekonomike në Shqipëria për vitin 2007 të jetë 5.5 për qind, kur parashikmet e fillimvitit ishin për një rritje 6 për qind. Duket se kriza energjetike, ka dhënë efektet e saj në situatën ekonomike të vendit.
Parashkimet
Por kjo situatë, pritet të përmirësohet gjatë dy viteve të ardhshme. Sipas kalkulimeve të bëra ekonomia në vendin tonë, gjatë këtij viti do të rritet me 6 për qind, ndërsa për 2009 do rritja do të jetë 6.2 për qind duke qenë ndër më të lartat në rajon. Por ekspertët vlerësojnë se Shqipëria ashtu si dhe vendet e rajonit mbetet e ekspozuar përballë disa risqeve potenciale që kanë të bjënë kryesisht me tregun financiar. Banka paraljëmron se vendet, të cilat kanë pjesën dërrmuese të kredisë së tyre në valutë, mbeten të pambrojtura ndaj risqeve që vijnë nga kursi i këmbimit. Në Shqipëri kreditë në valutë përbëjnë mbi 70 për qind të totalit, ccka ul peshën e monedhës vendase në ekonomi duke e lënë vendin të ekspozuar ndaj krizave të mundshme që vijnë nga jashtë.
Tabela parashikimet për rritjen ekonomike
2000 2004 2005 2006 2007 2008 2009
1.4 5 5.5 5.0 5.5 6.0 6.2