Cmimi i naftës do ulet në 2008-ën
Ekspertët ndërkombëtar parashikojnë se ankthi dhe pasiguria që ka pushtuar tregun botëror të karburanteve do të shuhet gjatë vitit 2008. Ata vlerësojnë se ccmimet e larta të arit të zi kanë filluar të japin efektette tyre të parë duke ulur kërkesën për këtë produkt. Të parët që kanë reaguar nadaj kësaj kanë qenë ekonomitë e fuqishme botërore. Statistikat tregojnë se në vendet me të ardhura të larta, kërkesa për naftë ka filluar të bjerë. Ekspertët thonë se ky është një sinjal i fortë që tregon se ekonomia botërore mund ti absorbojë ccmimet e larta duke i rithyer ato në nivele të ulëta. Parashikimet vijnë nga Banka Botërore
Ccmimi
Revista prestigjoze ndërkombëtare Biznes Ëeek duke cituar hartuesin e raportit "Prespektivat e ekonomisë botërore" , njëkohësisht ekspert i bankës Botërore Hans Timmer shkruan se pritjet janë për një rënie graduale të ccmimit gjatë këtij viti. Banka vlerëson se ccmimi mesatar i një fucci naftë për 20008-ën do të jetë 84.10 dollarë ose gati 12 dollarë më i ulët nga ccmimi aktual. "Ajo që ne po konstatojmë tani është një ngadalësim i kërkesës botërore për naftë. Të parët që kanë reaguar ndaj kësaj janë vendet me nivel të lartë të ardhurash," thotë Timmer. Por rënia e ccmimit të naftës pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2009, ku karburantet, sipas Bankës një fucci do të kushtojë mesatarisht 78.4 dollarë. Madje ekspertët shkojnë deri aty sa të thonë se në 3 apo katër vitet e ardhshme kartelit të vendeve prodhuese të naftës, OPEC do t‘i duhet të ulë prodhimin për të mbajtur ccmimet e larta.
Tregu
Ccmimi i naftës në bursat ndërkombëtarë duket se po stabilizohet pas pasigurisë që përfshiu tregun botërore të karburanteve javën e kaluar, ku ccmimi arriti rekordin e të gjithë kohërave prej 100 dollarë për fuci. Aktualisht nafta në bursa po shitet me 96 dollarë për barrelë, ccmim ky që gjithsesi mbetet i lartë. Por ekspertët nënviuzojnë më shumë faktin pozitiv, sipas tyre që ccmimi tashmë është bërë i qëndrueshëm, dhe tregu nuk kërcënohet nga ndryshime të menjëhershme e të mëdha. Parashikimet për vitin 2008 janë mëse optimiste.