Emigrantja shqiptare në Greqi, humbet jetën nga meningjiti
Një emigrante shqiptare që jetonte në Greqi ka humbur jetën nga sëmundja e meningjitit. Anila Memushaj, nënë e një fëmije dyvjeçar është sjellë në Tiranë për zhvillimin e ceremonisë mortore. Përfundimet e analizave kanë vërtetuar se qytetarja shqiptare ka vdekur si pasojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore nga meningjiti, ndërsa në lagjen Gizi në Athinë është dhënë alarmi për shfaqen e një epidemie, pasi familjarët e së ndjerës nuk kanë qenë të izoluar.
Memushaj ishte sëmurur tri ditë më parë dhe mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë nën kontroll temperaturën. Sipas mediave greke ka pasur shkelje, pasi trupi i pajetë i emigrantes është dërguar për në atdhe para se të jepeshin rezultatet e analizave, të cilat u referuan vetëm dje në mesditë. Pas mbërritjes në Shqipëri, familja Memushaj është vendosur në karantinë në Skrapar.