E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermir Dobjani, 6 argumente kundër rritjes së e

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani,
është kundër rritjes së çmimit të
energjisë elektrike. Ai i ka rekomanduar
drejtorit ekzekutiv të Entit Rregullator
të Energjisë, Bujar Nepravishta,
mospranimin e propozimit të ri
të KESH-it për rritjen e çmimit të energjisë
elektrike gjatë vitit 2008. Sipas
Dobjanit, ERE t‘i caktojë një afat
konkret KESH-it për të realizuar një
seri masash dhe veprimesh urgjente
me qëllim përmirësimin e gjendjes
se furnizimit me energji brenda të
gjitha standardeve. "Avokati i Popullit
ju bën të ditur se qëndrimi i tij
edhe për rastin e propozimeve të
tanishme të KESH sh.a. është
kundër dhe do të mbetet i tillë për
sa kohë nga ana e KESH-it nuk merren
masat e duhura për të rritur dhe
përmirësuar ndjeshëm standardet
në miradministrimin e prodhimit,
transmetimit dhe veçanërisht
shpërndarjes së energjisë elektrike
në favor të konsumatorëve" thuhet në
rekomandimin e tij, i cili është dërguar
për dijeni edhe drejtorit të
KESH-it, Gjergj Bojaxhi, dhe Kryeministrit
Sali Berisha. Në rekomandim,
komisionerët e Avokatit të Popullit
kanë parashtruar 6 argumente të reja
për mosmiratimin e tarifave të propozuara
nga KESH-i për vitin 2008.
Argumenti i parë është veprimi në
mënyrë të gabuar menaxheriale,
duke kërkuar që për përmirësimin e
treguesve ekonomiko-financiarë të
saj të rrisë tarifat e energjisë. Sipas
Dobjanit, kjo praktikë është e dështuar
për aq kohë sa kjo kompani nuk
mbledh pagesat që duhet të bëjnë
të gjithë konsumatorët. Argumenti i
dytë i Avokatit të Popullit është se:
"Në kushtet e rritjes së çmimeve të
tjera të shportës për konsumatorin
shqiptar, rritja e energjisë do të kishte
një impakt shumë negativ për
ekonominë tonë". Më tej vijon se
KESH-i dështoi në marrjen e masave
për rritjen e arkëtimeve. Argumenti i
katërt është se: Duke faturuar afrofe,
KESH sh.a. nuk do të llogarisë
asnjëherë fitimet apo humbjet. Argumenti
i radhës nga Dobjani konsiston
me cilësinë e shërbimit që
ofron KESH-i në zona rurale të vendit.
Argumenti i fundit i Avokatit të
Popullit për Entin Rregullator të Energjisë
është se KESH-i vijon të
mbajë disa analiza përllogaritjeje të
kostos "Dekon 2001" të energjisë, të
cilat janë mjaft të dyshimta dhe jo
aktuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›