E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita, kundër rritjes së energjisë: Varfëron shqiptarët

Opozita pretendon se rritja e
çmimit të energjisë elektrike
vjen për shkak të paaftësisë së
menaxhimit dhe korrupsionit në
KESH. Nënkryetari i grupit parlamentar
socialist, Erion Braçe,
vlerësoi se Sali Berisha, sapo i dha
një tjetër goditje shtresave më të
gjera të popullit. Sipas tij, rritja e
sotme e çmimit të energjisë elektrike
është një stimul për një valë të
re të rritjes së çmimeve në treg. "Që
do të boshatisë që 15 ditshin e parë
portofolat e mësuesve, mjekëve,
infermierëve, policëve, nivelit të
ulët dhe të mesëm të administratës,
apo nivelit të ulët dhe të
mesëm të të gjithë sektorëve në
vend", paralajmëroi Braçe. Ai pretendoi
se rritja do të boshatisë për
12 ditë portofolin mujor të çdo të
punësuari në sektorin privat, dhe
që 10-ditëshin e parë të muajit
portofolin mujor të një pensionisti
qyteti. "Rritja e çmimit të energjisë
elektrike sot nga 7 lekë në 12 lekë
për kilovat orë, është rritja më e
madhe e çmimit, e ndodhur ndonjëherë
në Shqipëri, veçanërisht për
energjinë elektrike", konstatoi
Braçe. Ai sqaroi se çmimi 12 lekë për
kilovat orë është pa TVSH, sepse
duke i shtuar edhe 20% TVSH, ai
shkon diku te 14.4 lekë për kilovat
orë energji elektrike. Për opozitën
kjo rritje e re, e madhe, rekord, e
çmimit të energjisë elektrike, vjen
në kushtet, kur 110 mijë familje sot
paguajnë energjinë elektrike aforfe.
"E gjitha kjo, e paligjshme, sepse
që nga 1 janari i këtij viti, fatura aforfe
ka dalë jashtë ligjit", theksoi
Braçe. Sakaq, kryetarja e Komisionit
të Ekonomisë pranë LSI-së, Adriana
Civici, reagoi dje në të njëjtën linjë.
LSI-ja shpreh shqetësim të thellë
për papërgjegjshmërinë në rritje të
kësaj qeverie si në drejtim të heshtjes
dhe paaftësisë për reagimin
ndaj rritjes së çmimit të produkteve
bazë ushqimore. Duke ju referuar
deklaratës më të fundit të ministrit
të Financave, sipas të cilit duhet
ende shumë kohë për të pranuar
dhe ndërhyrë në shmangien e
krizës së çmimeve, LSI-ja këmbëngul
se qeveria vazhdon të mashtrojë
qytetarët, pasi pranon se kompensimin
e tyre do ta bëjë vetëm
pasi të ketë manipuluar shifrat zyrtare.
Civici argumentoi se qeveria
në vend që të marrë masa për
rritjen e të ardhurave të vjela nga
KESH-i, duke përmirësuar performancën
aq shumë të kontestuar
edhe nga ndërkombëtarët, me
këtë rritje çmimi legjitimon fenomenin
e vjedhjes së energjisë nga
kundërvajtësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›