E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli "rrëfehet" për HEC-in e Devollit

Komisioni Hetimor për Lejet
në Koncesionet për Projektet
Energjetike ka zbardhur projektin
e HEC-it të Devollit. Sipas
kreut të METE, Genc Ruli
kompania EVN, e cila ka marrë
përsipër rehabilitimin e HEC-it
të Banjës. Sipas Rulit, zvarritjet
për konkludimin e projektit të
Hidrocentralit të Devollit me fuqi
70 MË erdhi për shkak se firma
e mëparshme, që kishte
fituar projektin në vitin 2004 nuk
kishte plotësuar disa nga kriteret
bazë të kësaj fushe. Në
2005-ën, BB dërgoi një letër,
duke shprehur rezerva lidhur me
projektin, ndërsa në shtator
2006, shoqëria e huaj nuk pranoi
të plotësonte kushtin lidhur
me HEC-in e Banjës, duke u
tërhequr plotësisht nga projekti,
i cili kushtonte mbi 100 milionë
euro. Nisur edhe nga ligji
për koncesionet, hyrë në fuqi në
fillim të 2007-ës, ministri Ruli
shtoi se, kontrata e re me EVN
kërkonte kohë për t‘u konkluduar,
ku pas vështirësish në negociata
u pranuan kushtet e
reja. Ndërsa me mundësinë e
embargos serbe ndaj Kosovës
lidhur me energjinë elektrike,
Ruli tha se do të bënte të pamundurën
për t‘i ndihmuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›