FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË KONKURSIN KOMBËTAR SIFE ALBANIA 2008.

18 prill 2008
Të nderuar pjesëmarrës,
Të nderuar pedagogë,
Të nderuar përfaqësues të biznesit,
Zonja dhe Zotërinj,
Është një kënaqësi për mua të jem sot midis jush, në Konkursin Kombëtar të Studentëve në Sipërmarrjen e Lirë – SIFE-s – në Shqipëri për vitin 2008 ku marrin pjesë studentë, pedagogë, si dhe përfaqësues të spikatur nga bizneset më të njohura në vend. Ky konkurs ka sjellë këtu më shumë se 300 pjesëmarrës nga 9 universitete të vendit dhe ka një shumëllojshmëri të madhe kulturore e profesionale, e cila krijon një impakt të jashtëzakonshëm në shoqërinë shqiptare. Kjo shumëllojshmëri pjesëmarrësish, së bashku me sipërmarrjen e lirë, integron iniciativat tona të shumta në politikat e studentëve si dhe në procesin e integrimit për të arritur qëndrueshmërinë sociale dhe kulturore.
Vë re me gëzim, që entuziazmi në këtë sallë është i jashtëzakonshëm, është frymëzues dhe unë dua t’ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu dhe që ndani energjinë, përvojën dhe gjallërinë tuaj me njëri-tjetrin.
Një botë më e mirë fillon me njerëz më të mirë – njerëz, të cilët kanë aftësinë dhe dëshirën për të dhënë një kontribut kuptimplotë për komunitetet e tyre dhe për përmirësimin e jetës së të tjerëve. SIFE është një rrjet global i sipërmarrjes së lirë, akademikëve dhe studentëve universitarë, të cilët ndajnë pikëpamjen e përbashkët që biznesi i zbatuar me përgjegjësi dhe në mënyrë etike, krijon komunitete më të forta dhe mundësi më të mëdha për çdo njeri. Studentë të SIFE-s në mbarë botën karakterizohen nga pasioni dhe dëshira për të bërë ndryshime të mëdha në mjaft fusha të jetës shoqërore me qëllim përmirësimin dhe rritjen e shpejtë të mirëqenies të komuniteteve ku ata bëjnë pjesë.
Si President i Republikës së Shqipërisë, i një shteti me moshë mesatare tepër të re, ndihem krenar pikërisht për energjinë dhe gjallërinë që kanë të rinjtë tanë. Të gjithë e dimë që vendi ynë po kalon një periudhë të gjatë tranzicioni – periudhë, e cila duhet të kapërcehet nëpërmjet krijimtarisë dhe risive në fushën e arsimit dhe të biznesit nga të gjithë aktorët që bëjnë pjesë në këto dy fusha jetike për një shoqëri që kërkon të zhvillohet.
Besoj se është përgjegjësia jonë e përbashkët të shikojmë përtej kufizimeve tona gjeografike dhe të forcojmë e përsosim më tej marrëdhëniet institucionale ndërkombëtare, siç është rasti i SIFE-s, për të fituar frymëzim dhe ide të reja. Nëpërmjet konferencave dhe konkurimeve të tilla si kjo, të cilën unë po përshëndes sot, ne mund t’i imagjinojmë të gjithë të rinjtë shqiptarë si aktorë globalë, ekonomikë dhe kulturorë në shekullin e 21-të.
Unë dua t’ju uroj për sukseset e jashtëzakonshme që ekipet tuaja kanë arritur deri më tani në të gjitha konkurimet ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë t’ju falenderoj për kënaqësinë që na dhuruat vjet në konkurimin e Nju-Jorkut, ku Shqipëria u rendit e treta mes 44 vendeve pjesëmarrëse! Ju na bëtë vërtetë të ndjehemi krenarë për të rinjtë tanë, të cilët janë në pararojë të ndryshimeve të mendësive të vjetra dhe në krye të përgatitjes së një sistemi të ri të sipërmarrjes së lirë në shërbim të shoqërisë shqiptare.
Si President i Republikës, unë i inkurajoj të gjithë të rinjtë dhe bizneset e pranishme këtu të shfrytëzojnë mundësitë e jashtëzakonshme që ofron vendi ynë dhe ju uroj fituesve të këtij konkurimi suksese në kampionatin botëror SIFE 2008, që do të zhvillohet në Singapor!
Në përfundim të fjalës time do të doja të citoja një ish-studente amerikane, e cila ka thënë: “Four years ago I attended a Students in Free Enterprise exposition and promptly fell in love – with SIFE. It has been love at first sight”.
Ju faleminderit