Presidenti Topi: Reformat nuk duhet të jenë fasadë, por një proces ku në mënyrë të qartë të japim të gjithë vendosmërinë që kemi të gjithë së bashku për të realizuar shtetin e së drejtës.

(Fjala e Presidentit të Republikës në mbledhjen e KLD për zgjedhjen e kandidaturave të Kryetarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë e të Apelit)
21 prill 2008
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Kam kënaqësinë që të drejtoj sot mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në një performancë të veçantë, jo vetëm për shkak se ky takim zhvillohet jashtë kontureve fizike të ndërtesës ku zhvillon aktivitetin e vet permanent Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por edhe për shkak të një arsyeje tjetër që është më e qenësishme. Ky takim zhvillohet në praninë e mjaft gjyqtarëve, përfaqësueve të institucioneve të drejtësisë dhe mbi të gjitha në një transparencë të plotë për një proces, të cilin ne e kemi paralajmëruar prej kohësh që do të jetë i tillë. Shqipëria synon marrjen e statusit të vendit kandidat dhe më pas anëtarësimin në BE, e diktuar për të realizuar mjaft reforma në fusha të qenësishme ku ushtron veprimtarinë e vet i gjithë shteti shqiptar, por në një fushë mjaft specifike sikurse është drejtësia, fokusi padyshim është mjaft i orientuar. Vullneti ynë në këtë proces është i qartë. Reformat nuk duhet të jenë fasadë për të krijuar imazh të rremë tek partnerët ndërkombëtarë, por duhet të jenë një proces ku në mënyrë të qartë të japim të gjithë vendosmërinë që kemi të gjithë për të realizuar shtetin e së drejtës. Shteti juridik në asnjë rast nuk mund të ndërtohet nëse interesat publike injorohen duke u dhënë prioritet interesave politike dhe personale. Kushtetuta, ligji dhe institucionet nuk janë ndërtime informale apo provizore, por janë themel i Shqipërisë i një shekulli të ri që u përket dhe do t’u përkasë fëmijëve tanë. Gjithsesi cilatdo qofshin motivet që e shtyjnë një shtet të marrë iniciativa apo vendime të caktuara nëpërmjet mekanizmave të tij drejtues, rregullatori i konflikteve në shoqëri mbetet ndër të tjera sistemi i drejtësisë.
Pushteti gjyqësor është pushteti i tretë në shtetin e së drejtës i krijuar pikërisht për të rivendosur të drejtën e të gjithë subjekteve që operojnë në një shtet. Pushteti gjyqësor nuk bazohet në programe të ndryshueshme politike, nuk ndryshon strategjinë e drejtimit të lëvizjeve të shpeshta dhe as narrative dhe në këtë rast e thotë fjalën i fundit. Konsolidimi i këtij pushteti nuk varet vetëm nga korniza ligjore, por edhe nga vullneti i mirë për të qenë të drejtë. Dimensioni kushtetues i pushtetit gjyqësor nënkupton qëndrueshmëri në ligj dhe integritet të lartë profesional të vetë gjyqtarëve. Jo vetëm nëpër gjykata, por në të gjitha institucionet shqiptare ato duhet të jenë shprehje e standarteve të larta, të cilat ndërtohen me kapacitete dhe këto të fundit përzgjidhen nëpërmjet një sistemi vlerash. Gjykoj se sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë po demostron standarte të larta dhe trasparencë mbi zgjedhjen e kapaciteteve dhe rinovimin e lidershipit. Modelet e reja dhe këto standarte nuk duhet të trembin askënd, që aspiron një Shqipëri, një vend që duhet ndërtuar mbi parimet universale të shtetit të së drejtës. Deri më sot sistemi i rekrutimit apo i promovimit në Shqipëri mbi bazat e meritave profesionale ka dhënë shpesh prova konkrete të inefiçencës dhe ka krijuar terren për fiktivitet edhe nëpër procese konkurimesh. Ne jemi përpara një nisme të re që synon padyshim t’u japë fund qëndrimeve të tilla. Promovimi dhe gara mbi kriteret në sisteme vlerash është modeli modern, i cili duhet të adoptohet me efiçencë. Gjyqësori sot po bën protagonist pikërisht atë element vlerash, sistemin e rinovimit të drejtuesve duke i dhënë një mesazh të qartë çdo reminishence të mbetur nga e kaluara sepse drejtues të përjetshëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Aktiviteti i sotëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave në të tilla përmasa dhe në ambientin e nderuar të specialistëve të fushës së drejtësisë është një garanci e shprehjes së trasparencës në vendimmarrjen e të këtij organi. Modeli i tij si në çdo fushë mund të pritet me skepticizëm po aq sa edhe me entuziazëm. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur një standart të ri për procedurat e emërimit të kryetarëve të gjykatave, i cili e bën më të monitorueshëm procesin e përzgjedhjes së emrave më të rëndësishëm të rretheve gjyqësore shqiptare. Në këto momente reforma ligjore që ne po realizojmë në sistemin gjyqësor ka karakter historik për shkak të pritshmërisë që ka shoqëria nga sistemi i drejtësisë. Qytetarët e këtij vendi janë të uritur për më shumë drejtësi nga sistemi gjyqësor. Ata presin që individët më të spikatur në drejtësinë shqiptare të realizojnë zbatimin e ligjit me duar të pastra. Publiku pret që duart e pastra të gjyqësorit shqiptar të kontribuojnë në pastrimin e shtetit, të politikës, të institucioneve nga korrupsioni, krimi, abuzimi dhe çdo fenomen tjetër që po cënon marrëdhëniet juridike dhe shoqërore. Ka ardhur koha që çdo subjekt politik apo jo politik, me pushtet apo pa pushtet, me imunitet ose pa imunitet të ndihet i barabartë përpara drejtësisë dhe gjykatave. Figura e Kryetarit të Gjykatës shkon përtej impaktit që një gjyqtar krijon lëkundjen e tij tek publiku. Ndryshe nga një anëtar i trupës gjyqësore, përfaqësuesi i gjykatës është imazhi i gjyqësorit. Imazhi i gjyqësorit tek i gjithë komuniteti i zonës dhe standarti që ai reflekton tek të tretët e që shkakton pa diskutim transferim të opinionit qytetar mbi figurën e çdo gjyqtari. Na takon të kujdesemi që ky imazh të jetë imazhi i një njeriu me personalitet të plotësuar dhe me integritet në mënyrë që gjyqtarët të mos mbartin faturën e një drejtimi të dështuar. Jeni dakort ose jo, gjykatat janë vendi ku qytetarët presin të zgjidhin hallet e tyre dhe dera e parë apo e fundit ku ata trokasin, që ajo të jetë pikërisht dera e Kryetarit të Gjykatës. Kudo të ketë ngecur problemi tek puna e gjyqtarit, tek veprimet e kancelarit apo sekretaria gjyqësore për tërheqjen e një akti, përgjigjet kërkohen nga Kryetari i Gjykatës, i cili është subjekti qendror që drejton dhe bashkëpunon për mirëfunksionimin e këtij institucioni. E gjithë procedura e detajuar e përzgjedhjes që ky Këshill ka vendosur dhe ceremonialiteti i kësaj mbledhjeje nuk ka për qëllim një performancë të mirë, por një vendimmarje të motivuar dhe të suksesshme.
Mesazhi që do t’u jepja sot anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve pjesëmarrës konsiston në dy drejtime; së pari mes kandidatëve të mundshëm natyrisht të zgjidhen më të mirët; së dyti solemniteti i këtij angazhimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë të jetë tregues i po atij përkushtimi solemn që ky Këshill kërkon nga Kryetari i Gjykatës. Cilëtdo qofshin të përzgjedhurit kjo është koha për të mbajtur përgjegjësi dhe me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ju kërkoj që angazhimi juaj të jetë në funksion të moralit të pastër, të profesionalizmit dhe rritjes së besimit qytetar të sistemit të drejtësisë.