E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Irani pretendon se ka goditur zyrën e Netanyahut

TEL AVIV, 2 mars /ATSH/- Irani njoftoi se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) lëshuan sot raketa drejt Izraelit, duke pretenduar se kanë goditur zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv, si dhe objekte ushtarake në Haifa dhe në Jerusalemin Lindor, sipas “Obsserver Post” .

Sulmet vijnë si kundërpërgjigje ndaj goditjeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, në të cilat u vra udhëheqësi suprem, Ali Khamenei.

“Zyra e kryeministri Netanyahu dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit izraeli t u vunë në shënjestër,” thuhet në deklaratën e IRGC-së, të publikuar nga  agjencia e lajmeve “Fars“News”.

Sipas njoftimit, në sulme janë përdorur raketa “Kheibar”. Statusi aktual i kryeministrit Netanyahu mbetet i paqartë.

Shpërthime janë raportuar mbi Jerusalem, ndërsa Izraeli aktivizoi sistemet mbrojtëse për të ndërprerë raketat hyrëse. “Pak më parë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit identifikuan raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të neutralizuar kërcënimin”, deklaroi ushtria izraelite. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›