POLONI – Tusk i mbijeton votëbesimit ndërsa përpiqet të rivendosë kontrollin

VARSHAVË, 11 qershor /ATSH/- Qeveria polake i mbijetoi sot një votëbesimi në parlament, ndërsa kryeministri Donald Tusk kërkon të rivendosë autoritetin e tij pas humbjes së aleatit të tij – në zgjedhjet e fundit presidenciale, sipas AP.
Ligjvënësit votuan me 210 vota në favor të qeverisë në Sejmin me 460 vende, Dhoma e Ulët. Nuk pati abstenime.
“Polonia është në një realitet të ri dhe unë po kërkoj një mundësi të re, pas humbjes më 1 qershor të kryetarit të bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski”, tha Tusk më herët – duke iu referuar – aleatit të tij të ngushtë – historianit nacionalist, Karol Nawrocki.
“Po kërkoj një votëbesim me bindje të plotë se kemi një mandat për të qeverisur, për të marrë përgjegjësi të plotë për atë që po ndodh në Poloni”, tha Tusk.
I mbështetur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, Nawrocki do të zëvendësojë presidentin në largim Andrzej Duda, një tjetër konservator – i cili bllokoi vazhdimisht përpjekjet e Tusk për reforma.
Pjesa më e madhe e pushtetit në sistemin parlamentar të Polonisë i takon parlamentit të zgjedhur dhe qeverisë së zgjedhur nga parlamenti.
Megjithatë, presidenti mund të vërë veton në legjislacion dhe ta përfaqësojë vendin jashtë vendit.
Tusk kishte kohë që mbështetej në një fitore të Trzaskowski për “të thyer” bllokimin institucional të krijuar nga vetot e Duda-s.
Në vend të kësaj, ai tani përballet me një president të ardhshëm të lidhur me opozitën nacionaliste dhe armiqësor ndaj prioriteteve legjislative të qeverisë së tij.
Rezultati i zgjedhjeve ka tronditur koalicionin qeverisës tashmë të pasigurt, i cili shtrihet nga qendra e majtë në qendrën e djathtë – dhe ka luftuar për të përmbushur premtimet kryesore të fushatës, duke përfshirë liberalizimin e ligjit të abortit të Polonisë dhe legalizimin e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. //a.i/