E Martë, 3 Nëntor 2026

LONDËR – BM dhe Spanja bien dakord për kufirin fluid midis Gjibraltarit dhe Spanjës

LONDËR, 11 qershor /ATSH-DPA/- Britania e Madhe ka rënë dakord për një kufi fluid midis Gjibraltarit dhe Spanjës – që nuk do të kërkonte kontrolle për njerëzit që kalojnë kufirin, tha sot qeveria britanike, duke hapur rrugën për finalizimin e një marrëveshjeje pas Brexit me BE-në.

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Lammy zhvilloi bisedime me kryeministrin Fabian Picardo në Gjibraltar – së bashku me ministrin e Territoreve përtej Detit të Britanisë së Madhe, Stephen Doughty.

Liderët, më pas udhëtuan në Bruksel për bisedime me përfaqësuesit e BE-së dhe Spanjës.

Bisedimet mbi rregullat që rregullojnë kufirin e Spanjës dhe Gjibraltarit kanë vazhduar që kur Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian në vitin 2020. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›