E Hënë, 2 Nëntor 2026

FRANCË – Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë kundër politikave të kursimeve

PARIS, 2 tetor /ATSH – DPA/ – Dhjetëra mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Francës për të protestuar kundër kursimeve buxhetore, ndërsa kryeministri i ri Sebastien Lecornu po shqyrtonte buxhetin e vitit 2026.

Rreth mesditës, Ministria e Brendshme njoftoi se 85 000 njerëz po merrnin pjesë në tubime, pa përfshirë demonstratat në Paris, ku disa stacione metroje u mbyllën dhe shërbimet e tramvajit u pezulluan.

Protestat ndikuan gjithashtu në turizmin e kryeqytetit, me disa pjesë të galerisë së njohur të “Louvre” të mbyllura.

Një aleancë e gjerë sindikatash bëri  thirrje për demonstratat për të ushtruar presion mbi kryeministrin  Lecornu.

Sindikatat kërkojnë një ndryshim të plotë të buxhetit të kursimeve, të cilin e kishte planifikuar paraardhësi i tij, i cili dha dorëheqjen pas humbjes së një votëbesimi, ndërsa përpiqej të miratonte masa të paqarta të kursimeve buxhetore.

Sindikatat kritikojnë veçanërisht shkurtime të vendeve të punës dhe reformën e sigurimeve të papunësisë që ishin propozuar.

Megjithëse Lecornu ka siguruar se dëshiron të fillojë nga e para me planet për buxhetin, drejtuesja e sindikatës “CGT”, Sophie Binet, tha se nuk është e qartë nëse ai është i gatshëm të shpërndajë barrën në mënyrë të drejtë.

Sipas përmasave ekonomike, Franca ka raportin e tretë më të lartë të borxhit në Bashkimin Europianme 114%, pas Greqisë dhe Italisë.

Shpenzimet qeveritare janë gjithashtu ndër më të lartat në Europë, me deficitin buxhetor që së fundmi arriti 5,8%. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›